Ka vdekur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri. Bhëet fjalë për Halil Mehmetin i njohur si “Daja Lil”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Vushtrri.
Ky është njoftimi i plotë:
Të nderuar bashkëaktivist të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se sot në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë aktivisti ynë Halil Mehmeti, ose siç e thërrisnim të gjithë ne “Daja Lil”.
Halil Mehmeti ishte aktivist i ditëve të para në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri. Në organizimin e secilit aktivitet të Lëvizjes, ishte e pamundur që aty të mos vërehej kontributi e pjesëmarrja e Dajës Lil.
Daja Lil ka qenë i dashur për të gjithë. Bashkëpunëtor me secilin. I ndershëm dhe i guximshëm. Frymëzues për të gjithë ne, dhe i pakompromis me drejtësinë.
Andaj, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mehmeti, miqtë dhe shokët e tij, si dhe për të gjithë aktivistët e Qendrës sonë.
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!