×
  • Vip
  • Vip

    Vdes kompozitori i njohur shqiptar

    FrontOnline
    02 Mars 2021

    Është shuar në moshën 84-vjeçare jetë kompozitori i mirënjohur Agim Krajka. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë me dije djali i tij Ulis Krajka.

    Agim Krajka u lind në Kavajë, më 3 maj 1937, në një familje me origjinë dibrane. Babai i tij ishte i pasionuar pas muzikës, dhe si amator luante në disa instrumente muzikore, si violinë, mandolinë, fizarmonikë. Dashuria dhe pasioni për muzikën tek Agimi lindën që në fëmijëri, të cilën ia ushqeu edhe vetë i ati. Fizarmonika u bë shkak që vajti në Shtëpinë e Pionierit, ku filloi të merrej seriozisht me të. Në vitin 1963 Agimi fillon studimet për teori e kompozicion. Degën e Kompozicionit e ka kryer nën drejtimin e të madhit Çesk Zadeja.

    Në vitin 1964 kalon pranë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve popullore; në fillim si instrumentist, e më pas si kompozitor dhe drejtues orkestre. Veprimtaria e tij muzikore është shumë e gjerë dhe përfshin një periudhë prej tri dekadash.

    Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale. Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961.

    Ai është nderuar me mbi 15 çmime të dyta, 3 çmime të treta dhe vetëm një çmim të parë në Festivalin e vitit 1987, me këngën “Nuk e harroj”, të kënduar nga motrat Libohova. Agim Krajkës i është dhënë titulli “Artist i Popullit”.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Vip26 Prill 2024
    Jemi mësuar ta shohim në projekte dhe skeçe televizive e filmike aktoren Fiza Ramadani e cila ndërvite ka luajtur bashkë me humorist...
    Vip26 Prill 2024
      Pak seriale gëzojnë suksesin dhe jetëgjatësinë e ‘The Simpsons’. Jeta e familjes së verdhë më të njohur të Springfield mund të...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka bërë të ditur se po vjen me një bashkëpunim. Mirëpo, ajo ende nuk e ka zbuluar...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurt, ka bërë lëvizje para fillimit të afat kalimtar të verës. Frankfurt, ka transferuar sulmuesin francez Hugo Ekitike, i...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Bayer Leverkusenit nesër do të luaj ndeshjen ndaj Stuttgartit e vlefshme për javën e 31-të në Bundesliga. Në këtë takim...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...
    Sport26 Prill 2024
    Tashmë është zyrtare: Pedro Rocha është presidenti i ri i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) sipas rezolutës së Komisionit Zgjedhor dhe siç...
    Sport26 Prill 2024
    Prishtina dhe Llapi kanë njoftuar se është ndryshuar terreni ku do të zhvillohet loja mes tyre këtë vikend. Ndeshja e cila ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.