Një person ka vdekur në fshatin Gllarevë të Klinës.
I njëjti derisa ishte duke luajtur futboll është alivanosur dhe rrëzuar në fushë.
Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës.
Policia për këtë rast ka njoftuar se është duke i vazhduar hetimet.
Fsh. Gllarevë, Klinë 26.08.2022 – 20:57. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke luajtur futboll në fushë sporti ishte alivanose dhe rrëzuar në fushë. Viktima me ndihmë të shpejtë është dërguar në QKMF dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, është njoftuar prokurori me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online