
Ka ndërruar jetë gazetari shumëvjeçar i politikës, Llukman Halili.
Halili ishte me prejardhje nga Tërnoci i Bujanovcit. Ai ishte doktor i Shkencave Humane.
Publicisti Llukamn Halili përpos që punoi në disa redaksi si gazetar ishte edhe bashkautor (me Blerim Shalën) i librit “Unë, Ramiz Alia dëshmoj për historinë” botuar nga Zëri në vitin 1993.
Llukman Halili ishte i pari korrespondent i RTK-së (ish-RTP) jashtë vendit nga Palestina.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të martën me 16 qershor 2020 në Zvicër./FrontOnline/