Kryetari i komunës së Klinës,Zenun Elezaj, ka bërë të ditur se një bashkëvendas i tyre ka humbur jetën nga Covid 19.
“Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19” shkruan Elezaj.
Elezaj i ka shprehur ngushëllime familjes të afërmëve dhe miqve për humbjen e më të dashurit të tyre.
Postimi i plotë:
Telegram Ngushëllimi
Me dhembje të madhe e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë, Mirosh Grabanica nga fshati Shtupel, i cili ishte i diagnostikuar me virusin COVID-19.
Në emër të Komunës së Klinës dhe në emër timin, i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Grabanica, të afërmve, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur.