Që nga 31 gushti vazhdon kërkimi i Enver Brekollit, nga kjo e shtunë vullnetarët fillojnë kërkimet edhe jashtë Prishtinës.
Ka 20 ditë që kanë filluar kërkimet.
Por, Enver Berkolli për herë të fundit ishte parë tek shkolla Elena Gjika në Prishtinë
E që nga 31 gushti i këtij viti nuk ka asnjë gjurmë për 80 vjecarin
Kështu grup i vullnetarëve për persona të humbur nga kjo e shtunë kane filluar kërkime intensive.
Ridvan Tahiri tha se kërkimet kanë filluar në tërë Kosovën.
Tahiri shtonë se ka vend edhe për vullnetarë të tjerë dhe se ndihma e tyre është e mirëseardhur, raporton t7.
Që nga fillimi kërkimeve iu është bashkuar edhe Patriot Brahimi
Brahimi tha se kërkimi ka qenë goxha i vështirë
Ai shtonë se kërkimet do të vazhdojnë dhe shpreson që policia ti lejojë të kërkojnë edhe gjatë natës.
Ndërkohë ndihmë kërkojnë edhe familjarët.
Ata kanë vendosur edhe një shpërblim prej 5000 euro për gjetjen e familjarit të tyre.