×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Varianti i ri i koronavirusit arrin edhe në Zvicër, regjistrohen dy raste

    FrontOnline
    25 Dhjetor 2020

    Kantonet nga erdhën këto mostra u vunë në dijeni nga BAG se ky variant më ngjitës mund të jetë duke qarkulluar mes atje. Por, BAG nuk ka zbuluar se cilat kantone janë të përfshira

    Varianti i ri i koronavirusit, i cili u shfaq ditë më parë në Britaninë e Madhe, është zbuluar për herë të parë sot, gjithashtu edhe në Zvicër. BAG supozon se njerëzit e prekur janë në izolim.

    Individët në fjalë janë qytetarë të Britanisë së Madhe të cilët ndodhen aktualisht në Zvicër ku dhe janë testuar.

    Mutacioni në fjalë është zbuluar në dy mostra nga njerëzit që ishin pozitivë, shkruan Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në një kumtesë për media, në prag të Krishtlindjes, transmeton albinfo.ch.

    Virusi është zbuluar gjithashtu më herët sot, për herë të parë edhe në Gjermani.

    Mostrat janë trajtuar në Qendrën Kombëtare të Referencës për Sëmundjet Virale të paraqitura rishtas, në Gjenevë.

    BAG thotë se dy personat e prekur njihen me emër. Kantonet nga erdhën këto mostra u vunë në dijeni nga BAG se ky variant më ngjitës mund të jetë duke qarkulluar mes atje. Por, BAG nuk ka zbuluar se cilat kantone janë të përfshira.

    Megjithatë, një kanton tashmë e ka konfirmuar lajmin për njërin nga dy personat, përcjell albinfo.ch. Personat e kontaktuar nga ta, janë në karantinë. Një kanton i dytë është aktualisht në proces të kontaktimit me personin në fjalë.

    A është mutacioni fajtor për numrin aktualisht kaq të lartë të rasteve? “Është e rëndësishme të theksohet se aktualisht nuk ka asnjë provë që përhapja e variantit të ri të ketë ndodhur për shkak të një mutacioni që rrit transmetimin ose ndikon në rrjedhën e sëmundjes,” thotë epidemiologia Emma Hodcroft nga Universiteti i Bazelit.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, përcjell albinfo.ch. Vetëm me votimin e...
    Të tjera
    Vip26 Prill 2024
    Jemi mësuar ta shohim në projekte dhe skeçe televizive e filmike aktoren Fiza Ramadani e cila ndërvite ka luajtur bashkë me humorist...
    Vip26 Prill 2024
      Pak seriale gëzojnë suksesin dhe jetëgjatësinë e ‘The Simpsons’. Jeta e familjes së verdhë më të njohur të Springfield mund të...
    Lajme26 Prill 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, sot ka shijuar qiellin gjerman, derisa ka marrë pjesë në një fluturim me aeroplanët ushtarakë...
    Vip26 Prill 2024
    Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka bërë të ditur se po vjen me një bashkëpunim. Mirëpo, ajo ende nuk e ka zbuluar...
    Vip26 Prill 2024
    Top Channel e ka paditur aktorin për shkaktim dëmi. Aktori ka qenë pjesë e formatit ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë...
    Vip26 Prill 2024
    Ylli i muzikës pop, Donna Dafi, në projektin e saj më të ri “Kriminell”, me mesazhin që shpërndan, ka bërë bujë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.