×
  • Lajme
  • Lajme

    Varhelyi: Është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Evropa dështoi në Srebrenicë dhe ne ndjehemi të turpëruar, tha komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.

    Duke folur të premten para Parlamentit Evropian, Varhelyi tha se “gjenocidi në Srebrenicë mbetet një plagë e hapur në zemër të Evropës”.

    “Ajo vazhdon të na ndjekë. Vazhdon të na kujtojë përgjegjësinë tonë të përbashkët për të parandaluar që gjenocidi të ndodhë përsëri. Prandaj, është detyra jonë që ta kujtojmë Srebrenicën përgjithmonë”, tha Varhelyi.

    Komentet vijnë në prag të 25-vjetorit të masakrës, që shënohet të shtunën.

    Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë, zonën që ishte e shpallur e sigurt nga Kombet e Bashkuara.

    Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka konstatuar në vitin 2007 se vrasjet në Srebrenicë kanë përbërë gjenocid.

    Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, dhe mentorin e tij politik, Radovan Karaxhiq, për gjenocid dhe krime të tjera të luftës në Srebrenicë.

    “Është po ashtu detyra jonë që të sigurojmë dhënien e përgjegjësisë. Drejtësia duhet të vihet dhe të gjithë ata që janë përgjegjës për masakrën, duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre. Njëzetepesë vjet më vonë, është më urgjente se kurrë që t’i jepet fund mosndëshkimit për kryerësit e krimeve të luftës”, tha Varhelyi para Parlamentit Evropian.

    Në një postim në Twitter, ai tha se përmes procesit të pranimit, “BE-ja do të vazhdojë ta shoqërojë Ballkanin Perëndimor drejt pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal, për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe të begattë për të gjithë njerëzit e rajonit”.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka paralajmëruar votimin për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë. Për këtë çështje kryeministri Kurti ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta...
    Lajme26 Prill 2024
    Në një hap të rëndësishëm drejt objektivave të pranimit në BE, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nisën sot në Korçë Programin e...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Prishtina dhe Llapi kanë njoftuar se është ndryshuar terreni ku do të zhvillohet loja mes tyre këtë vikend. Ndeshja e cila ishte...
    Sport26 Prill 2024
    Kombëtarja e Kosovës në  Taekwondo ka arritur të fitojë 15 medalje në Kampionatin Evropian të Taekwondos për shtetet e vogla në Tallin...
    Lajme26 Prill 2024
    Dy persona janë gjetur pa shenja jete. Njëri në parkun e lagjes Taukbashqe dhe tjetri në banesën e tij në rrugën ''Dardania''...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten u konstituua Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të enjten ka hyrë në fuqi Udhëzimi Administrativ që përcakton rregullat për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit –...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.