×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Varfëria, papunësia dhe mungesa e arsimit rrisin gjasat për çrregullime mendore

    FrontOnline
    09 Shkurt 2023

    Një studim i ri i bërë në Finlandë ka treguar se njerëzit me të ardhura të ulëta, mungesa e punësimit dhe nivele të ulëta arsimore kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me një çrregullim mendor në një moment të jetës së tyre sesa njerëzit që sigurojnë të ardhura dhe janë të arsimuar.

    Sondazhi zbuloi se më shumë se gjysma e njerëzve (58%) me arsim të ulët (që kanë studiuar deri në fillore) nga mosha 30 deri në 52 vjeç kanë gjasa të zhvillojnë një çrregullim mendor, krahasuar me 45% që punonin dhe 36% për ata që kishin përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.

    Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Kristian Hakulinen i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Helsinkit, i cili botoi në Journal of Epidemiology & Community Health analizoi të dhënat për më shumë se 1.2 milion njerëz, duke lidhur statusin e tyre socio-ekonomik dhe arsimor me gjasat për të zhvilluar skizofreni, çrregullim ankthi, abuzim me substancat, etj. Pjesëmarrësit u ndoqën për një dekadë, gjatë së cilës rreth një e katërta (26%) u diagnostikuan me një çrregullim mendor.

    U gjet një korrelacion i qartë midis statusit të ulët socio-ekonomik dhe rrezikut të çrregullimeve mendore. Papunësia në veçanti u shoqërua me dyfishin e gjasave për një diagnozë të tillë më vonë në jetë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Kronika13 Janar 2025
    Gjashtë raste të dhunës janë raportuar vetëm gjatë të dielës në rajonet e Kosovës. Në Prishtinë, një burrë është arrestuar pasi ka...
    Lajme13 Janar 2025
    Arton Muhaxheri, njohës i ekonomisë, për FrontOnline ka theksuar se kritikat e Albin Kurtit kur ishte në opozitë janë zbatuar ndryshe kur...
    Zgjedhjet 202513 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti,...
    Lajme13 Janar 2025
    Haki Shatri, ish-ministër i Financave, për FrontOnline ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për rritjen e shpenzimeve në lidhje me qiratë publike...
    Kronika13 Janar 2025
    Të dielën është arrestuar një person që dyshohet se kishte vjedhur stoli ari në një banesë gjatë muajit të kaluar. “Lidhur me...
    Lajme13 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 15:00. Ky është rendi i ditës:  

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.