Anëtari i AKR-së, Valdrin Lluka, ka arritur pak minuta me parë në takimin e thirrur nga Kryeministri Avdullah Hoti për bashkërendim të qëndrimeve për dialogun Kosovë-Serbi në prag të vizitës që do ta zhvilloje në Uashington me datën 27 të këtij muaji, raporton Front Online.
Po ashtu edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës, aty ku për pak pritet që të fillojë takimi me kryeministrin, Avdullah Hoti. /FrontOnline/