×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Vaksinohet me Pfizer shqiptari i parë në botë – kjo është porosia e tij

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Shqiptari i parë që vaksinohet me vaksinën kundër COVID19, është Arjet Gega. Mjeku shqiptar punon si specialist i sëmundjeve Infektive dhe asistent profesor në shtetin e Connecticut-it.

    Në një intervistë për Top Channel, ai iu ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bëjnë vaksinën pa mëdyshje dhe pa iu kushtuar rëndësi teorive konspirative.

    “Nuk e prisnim të kishte kaq shumë efikasitet. Ka kaluar gjysmë dite, s’kam patur as dhimbjen e krahut që është e zakonshme me të gjithë vaksinat. S’kam patur as temperaturë dhe as ethe. Më pak se 10% e pacientëve kanë patur temperaturë, unë nuk kam patur. Duhet të mendojmë si ta fitojmë këtë betejë. Qesh kur dëgjoj ata që thonë do të na ndjekim me çip.

    Mesazhi im: Ju lutem vaksinohuni. Problemi është që vaksinat nuk janë të disponueshme, por kur të jenë, çdo shqiptar duhet të vaksinohet, pa asnjë mëdyshje dhe gjithnjë iu them atyre që lëshojnë mesazhe të painformuara jashtë fushës së tyre të ekspertizës se po rrezikojnë shëndetin e njerëzve dhe jetën”-tha Gega.

    Vaksinimi ka nisur tashmë në Britaninë e Madhe, SHBA, Meksikë, Singapor, Emiratet e Bashkuara, dhe Kanada. Ndërsa në Bashkimin Evropian, vaksinimi do të fillojë më 27 dhjetor 2020.

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë detaje lidhur me takimin që është mbajtur mbrëmë në orët e vona bashkë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë një vizitë në veri, më konkretisht në Leshak të Leposaviqit. I shoqëruar nga ministrat, Xhelal...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se brenda 72 orëve të ardhshme do të tregojë kërkesat e Serbisë për serbët që jetojnë...
    Të tjera
    Sport10 Shtator 2024
    Kombëtarja e Norvegjisë e mposhti Austrinë me rezultat 2:1 në xhiron e dytë të Ligës B të Ligës së Kombeve. Norvegjezët kaluan...
    Vip10 Shtator 2024
    Dafina Zeqiri së shpejti vjen në një bashkëpunim të ri. Këngëtarja kësaj radhe ka bashkuar forcat me GIMS, artistin e njohur francez....
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Kukës. Sipas policisë lokale, rreth orës 09:20, në vendin e...
    Lajme10 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Poloni për të marrë pjesë në Samitin global “Vital Voices Summit. Sipas njoftimit...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komisioni Për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është mbledhur për të diskutuar në lidhje me kthimin e ligjit nga...
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës Supreme të Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.