×
  • Lajme
  • Lajme

    SBASHK i dërgon dy kërkesa Kurtit e Nagavcit

    FrontOnline
    10 Shtator 2024

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë detaje lidhur me takimin që është mbajtur mbrëmë në orët e vona bashkë me kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve.

    Në njoftim thuhet se Kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj, ka informuar përfaqësuesit e të punësuarve në arsim më 3 shtator i kanë dërguar shkresë zyrtare kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Arbërie Nagavci me kërkesat që urgjentisht të ngritët vlera e koeficientit të pagave për së paku 30% dhe të futet në zbatim që nga shtatori i këtij viti.

    “Po ashtu është kërkuar që të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese Nr. AGJ 2113/23 i datës 16.01. 2023 e veçmas ai lidhur me pagesën e viteve të përvojës së punës në mënyrë që edhe 15 vitet e para të punës për të gjithë punëtorët e sektorit publik nga 0.25 %, të kthehet si ka qenë në 0.5%”, thuhet në njoftim.

    Në fund të këtyre shkresave, SBASHK-u thotë se ka shprehur gatishmërinë për takim me kryeministrin Kurti dhe ministren Nagavci për të dhënë sqarime shtesë për këto dy kërkesa.

    “Kryetarët e nivelit komunal sindikal e të universiteteve, janë shprehur se SBASHK-u pret që institucionet të dëshmohen se janë për dialog dhe nuk i duan grevat në arsim”, thuhet në njoftim.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton se këto vende do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme09 Tetor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, në RTK ka folur edhe për çështjen e komentuar viteve të fundit, për çështjen e...
    Lajme09 Tetor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot (e mërkurë) gjatë mbrëmjes kërcënuesin e gazetarit Vehbi Kajtazi, Driton Dobruna. Dobruna e kishte kërcënuar gazetarin...
    Lajme09 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate, nuk do ta kalonte pragun nëse do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit...
    Të tjera
    Lajme09 Tetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka takuar qytetarët e Prizrenit sot dhe nga atje është njoftuar me shqetësimet...
    Lajme09 Tetor 2024
    Përfaqësuesja e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka deklaruar se e mbështet marrëveshjen e arritur mëngjesin e sotëm...
    Lajme09 Tetor 2024
    Në vazhdën e takimeve dhe agjendës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti edhe aktivistë e qytetarë nga Sanxhaku....
    Lajme09 Tetor 2024
    Për herë të parë në 35 vite të ekzistencës së LDK-së si parti, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku, ka mbledhur të...
    Lajme09 Tetor 2024
    Deputeti Haxhi Avdyli, në emisionin DPT te Fidani në Klan Kosova ka folur për koalicionet e mundshme paszgjedhore që Lista Guxo e...
    Vip09 Tetor 2024
    Ish fituesja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egla Ceno kohës së fundit ka bërë disa ndryshime në pamjen e saj. Ajo ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.