Një person është arrestuar në Prishtinë të dielën, pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një fëmije.
Në raportin e policisë thuhet se pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 26.03.2023 – 11:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare- fëmijë. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti procedohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.