×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtaraku i FSK-së ia fal shtetit të gjitha kursimet e pensionale

    FrontOnline
    16 Qershor 2020

    Nënkoloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), Afrim Veseli, ka bërë një gjest të rrallë.

    Ani pse Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për masat emergjente të ndaj Pakon Fiskale Emergjente për stimulimin e punonjësve të sektorëve esencial gjatë gjendjes së emergjencës të cilët janë të ekspozuar më së shumti ndaj rrezikut të infektimit me virusin COVID-19, Veseli ka vendosur të mos e pranoj një ndihmë të tillë.

    Përveç kësaj, nënkoloneli i FSK-së, ka vendosur që paratë e trustit të tij që deri tash kanë arritur në vlerë 18.250 t’ia ofroj shtetit të Kosovës pa asnjë kompensim deri në pensionimin e tij.

    Arbresh.info, ka siguruar letrën e nënkolonelit të dërguar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministrit, Besnik Tahiri si dhe zëvendësministrit të Financave, Agim Krasniqi.

    Në letrën e tij, Veseli, thotë se motivi pse ai nuk e pranon këtë kompensim, është pasi shtetit të Kosovës i duhet të hyjë në kredi nga jashtë për të kaluar krizën e shkaktuar nga pandemia.

    “Nëse shtetit dhe qeveris sime, i duhet te marre kredi nga jashtë, për ta kaluar vendi jone sa me mire këtë krize, unë ia ofrojë shtetit tim dhe qeveris sime, parat e trustit qe gjate viteve i kam te grumbulluara, ne shume prej 18.250 euro, pa asnjë kompensim, deri ne kohen e pensionimit time. Pra për 12 vite. Atdhe kemi vetëm një, Kosovën tone”, shkruan Veseli.

    Ndryshe, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ditë më parë ka thënë se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional të Kosovës që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve në mënyrë që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar pandemia.

    “Pandemia shkaktoi dëme të mëdha. Ne duhet të investojmë deri 2.5 miliardë nga buxheti. 70% e bizneseve do të subvencionohen. Po diskutojmë edhe me Trustin për të lejuar tërheqje deri në 10%”, kishte thënë ajo.

    Ndërkohë, Fondi Kursimeve Pensionale-Trusti pas deklaratës së ministres Bajrami ka dalë me një sqarim lidhur me çështjen e 10 për qind të tërheqjes së kursimeve pensionale nga kontribuuesit.

    Sipas tyre, ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10 për qind të mjeteve.

    “Këto ditë kemi një fluks të madh të mesazheve dhe vizitave për çështjen e 10%-shit, që është deklaruar nga Qeveria e Kosovës se do t’iu lejohet kontribuuesve t’i tërheqin nga Trusti. Ju njoftojmë se nuk ka ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheqë mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhej në njoftimin e Trustit.

    Letra e plotë e nënkolonelit Veseli:

    Zoteri Kryeminister,

    Dua ta falenderoje Qeverin tone dhe Juve, per kujdesin dhe masat e nderrmarura per tejkalim te krizes Personalishte nuk dua asnje kompenzim nga shteti im. Me mjafton paga qe marre.

    Nese shtetit dhe qeveris sime, i duhet te marre kredi nga jashte, per ta kaluar vendi jone sa me mire kete krize, une ia ofroje shtetit tim dhe qeveris sime, parat e trustit qe gjate viteve i kam te grumbulluara, ne shume prej 18.250 euro, pa asnje kompenzim, deri ne kohen e pensionimit time. Pra per 12 vite.

    Atdhe kemi vetem nje, Kosoven tone.

    N.Kolonel Afrim Veseli

    Forca e Siguris se Kosoves.

    Kurtishaj: Presim që Shqipëria do të jetë top destinacion turistik edhe për 2023, jo veç për patriotizëm
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Të hënën, 9 shtator, do të mblidhet kryesia e kuvendit, ku në rend dite janë katër pika. Në njoftim, bëhet e ditur...
    Lajme08 Shtator 2024
    Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, duke sjellur rrebeshe lokale...
    Lajme08 Shtator 2024
    Operacioni i kërkim – shpëtimit për turistin lituanez do të vazhdojë edhe nesër. Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv kryetari i Shoqatës...
    Të tjera
    Lajme08 Shtator 2024
    Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë...
    Lajme08 Shtator 2024
    Kanë vite që nuk kanë bërë ndryshime në ambientet e brendshme, por këtë vit, SHFMU “Pavarësia” po detyrohet të krijojë disa aneks...
    Vip08 Shtator 2024
    Mozzik dhe Lotina Haziri prej një kohë të gjatë e kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke u bërë kështu një çift...
    Lajme08 Shtator 2024
    Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anuloi ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa pjesën e vendimin që...
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e hënë) ndeshjen e dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. ‘Dardanët’ do...
    Lajme08 Shtator 2024
    Një zjarr i ndezur në lagjen Taukbahçe të Prishtinës ka bërë që ambienti në atë zonë të ndotet. Tymi i madh ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.