×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    UP-ja pranon 6 mijë e 600 studentë, këto janë drejtimet më të pëlqyera

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Aktualisht i ka 42 mijë studentë.

    Por, shumë shpejt Universiteti të Prishtinës do t`i shtohen edhe mbi 6 mijë e 600 të tjerë të rinj të nivelit bachelor.

    Kështu është paraparë në konkursin, që ky universitet e hapi të hënën, për vitin akademik 2020/2021.

    “Mund të them se jam i lumtur. Sot kemi shpall konkurs për pranimin e 6 e 638 studentëve potencialë sepse do të kemi shumë më shumë aplikantë, prej të cilëve ato që pranohen do të mund t`i ndjekin studimet në 70 programe”, theksoi për Front Online, Hysen Bytyqi, prorektor për mësim dhe çështje të studentëve në UP.

    Fatin për t`u bërë pjesë e Universiteti më të madh në vend e provoi të hënën edhe Albin Avdiu.

    Ky aplikoi në Fakultetin Ekonomik, dega Menaxhment dhe Informatikë.

    “Arsye se pse kam aplikuar në këtë drejtim është se kam pasur ambicie për të prej shkollës të mesme. Nuk kam qenë në këtë drejtim në shkollë të mesme, por i kam pasur disa lëndë zgjedhore rreth saj, më ka pëlqyer”, u shpreh ai për Front Online.

    Një aplikant tjetër, dokumentet për pranim i çoi në fakultetin që është ngjitur më këtë, atë të Juridikut.

    “Kam zgjedhur drejtimin e juridikut fillimi i viteve bachelor. Prej fillimit të shkollës të mesme kam qenë i pasionuar për avokat.”.

    Fakultetet, ku këta ia mësyn pranimit, sivjet pranojnë 1250 respektivisht 800 studentë të rinj

    Fakulteti Filozofik – 620 studentë, ai i Shkencave matematiko-natyrore 570, ai i Filologjisë 665, ai i ndërtimtarisë 300, i elektrikes dhe Inxhinerikës 390, i inxhinerisë Mekanike 300, derisa ai i arteve 173 e ai mjekësisë 420.

    Aplikantët këtë mundësi që këtë të drejtë ta shfrytëzojnë deri me 30 shtator.

    “Mesazhi im është që studentët potencialë të synojnë UP-ne sepse bëhet fjalë për një institucion me histori, që synon të arrijë universitet më prestigjioze”, shpreh prorektori Bytyqi.

    Më pas, aplikantët, do t`u nënshtrohen provimeve pranuese në ndonjërën prej datave, 2, 3, 4, 5 dhe 6.

    https://www.youtube.com/watch?v=p7tExAKR774

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.