×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Universitetet në Kaliforni korsi për njerëzit me ngjyrë, protestojnë aziatikët

    FrontOnline
    18 Qershor 2020

    Nëse padrejtësitë raciale fillojnë që në bankat e shkollës, një sistem edukimi ka vendosur të krijojë një shembull duke përmbysur diskriminimin. Në valën e protestave kombëtare kundër racizmit Kalifornia i është rikthyer recetave drastike të eksperimentuara më shumë se një shekull më parë: duke rezervuar korsi hyrëse preferenciale për studentët me ngjyrë në universitete. Vendimi ka shkaktuar reagime jo nga studentët e bardhë por nga aziatikët të cilët shprehen se do të jenë viktimat e ardhshme.

    Presidentja e shoqatës së studentëve kinezë në universitetin e Kalifornisë u shpreh se universiteti publik ka bërë një hap prapa në histori duke u rikthyer në favorizimin racial Aziatiko-amerikanët janë grupi i parë etnik me 36 për qind të studentëve në vitin e parë të universitetit. Ndërsa në vendin e dytë janë hispanikët. Të bardhët janë në vend të tretë ndërsa afro-amerikanët kanë vetëm 5 për qind të studentëve.

    Universiteti i Kalifornisë është sistemi më i madh universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me plot 10 kampuse. Këshilli administrativ që menaxhon të gjitha selitë universitare miratoi një amendament i cili do të jetë temë e një referendumi.

    Sistemi i universitetit të Kalifornisë me rreth 300 mijë student dhe 23 mijë profesorë, ka kuota të rezervuara për minoritetet etnike të cilat në të kaluarën kanë qenë objekt i betejave politike dhe ligjore.

    Amendamenti i fundit ka të bëjë me promovimin e regjistrimit në universitet të minoriteteve, ose në sektorë të tjerë si nënpunës publikë. Por njëkohësisht dhe me ndalimin e çdo forme persekutimi dhe diskriminimi.

    Precedentët historikë lidhen me rindërtimin e shteteve të jugut pas luftës civile. Version modern u inaugurua nga presidenti John Kennedy në 1961, dhe më pas nga pasardhësi i tij Lindon Johnson.

    Por në vitet ‘70 nisën kundërshtimet, me një student të bardhë që hodhi në gjyq universitetin pasi e kishte përjashtuar nga fakulteti i mjekësisë për shkak të ngjyrës së tij të lëkurës, në shkelje të plotë të të drejtave të tij kushtetuese., ndërsa në vitin 1966 me anë të një referendumi u anuluan kuotat e çdo sektori, përfshi dhe punësimet.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Në më shumë se 30 qytete të Serbisë, qytetarët po mbahen protesta, me thirrjen e studentëve që po mbajnë bllokadë, duke kërkuar...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Rreth orës 17:10 të pasdites së sotme, një i mitur 15 vjeç është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi është plagosur...
    Bota/Rajoni01 Qershor 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka folur për herë të parë në lidhje me sulmet me dronë në Rusi. Ai sapo ka...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku tha se ndërkohë që ekonomia e vendit dhe qytetarët po rrezikohen, Kuvendi mbetet i...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ka dështuar edhe tentativa e 25-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. PDK, LDK, AAK-Nisma dhe Lista Serbe nuk propozuan anëtarët për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Në Prishtinë ka nisur Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, një ngjarje me përmasa globale që po zhvillohet nën patronatin e...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari konstatoi prezencën e 104 deputetëve në sallën e Kuvendit....
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit se nuk pret ndonjë rezultat...
    Lajme02 Qershor 2025
    Deputeti i LDK, Lutfi Haziri ka thënë është bërë nevrike situata e krijuar në Kuvend, ku sot për herë të 25 po...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.