×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    UNHCR nis projektin 8 milionësh për trajtimin e sfidave të shkaktuara nga Covid-19

    FrontOnline
    21 Gusht 2020

    Trajtimi i sfidave të COVID-19 brenda përgjigjes për migrantët dhe refugjatët në Ballkanin Perëndimor

    Bashkimi Europian (BE), Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) dhe Komesariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) nisën projektin prej 8 milionë Euro – “Trajtimi i sfidave të COVID-19 brenda përgjigjes për migrantët dhe refugjatët në Ballkanin Perëndimor”, i cili financohet nga BE – Instrumenti që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet.

    Pandemia COVID-19 ka krijuar sfida të jashtëzakonshme dhe të pashembullta për BE-në, si në Evropë ashtu edhe në pjesën tjetër të botës. Mirëpo, BE është duke demonstruar lidership dhe përgjegjësi nëpërmjet përgatitjes së një përgjigjeje kolektive, të koordinuar dhe të vazhdueshme në nivel global ndaj pandemisë, si dhe duke i bashkuar institucionet e BE-së dhe ato të shteteve anëtare si “Ekipi i Europës”. Në thelb, qasja “Ekipi i Evropës” përcjell një mesazh të fuqishëm të solidaritetit evropian me vendet partnere, siç është edhe rasti me këtë projekt.

    Sipas një komunikate të lëshuar nga UNHCR ky projekt do të ketë prioritet garantimin e të drejtave të migrantëve, azil-kërkuesve dhe refugjatëve dhe do të ndihmojë që sistemet e menaxhimit të azilit dhe migracionit të mbeten funksionale. Gjithashtu, ky projekt do të kontribuojë në zbutjen e rreziqeve të transmetimit të COVID-19, në Ballkanin Perëndimor.

    Duke përfshirë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën , projekti do të adresojë mungesën e pajisjeve mbrojtëse për zyrtarët e policisë kufitare dhe personelin që punojnë në ambientet e pritjes ose në ofrimin e shërbimeve për migrantët, azil-kërkuesit dhe refugjatët.

    Gjithashtu, do të ndihmojë në përgatitjen dhe trajnimin e personelit përgjegjës për t’iu përgjigjur sfidave të COVID-19 në përshtatjen e qendrave të pritjes, rritjen e infrastrukturës sanitare dhe ofrimin e shërbimeve themelore dhe artikujve higjienik. Projekti gjithashtu do të promovojë dhe shpërndajë informacion me rëndësi përkitazi me rreziqet dhe masat ndaj COVID-19, në gjuhë që komunitetet e ndryshme të migrantëve, azil-kërkuesve dhe refugjatëve i kuptojnë.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë duke qarkulluar në Shqipëri, por ende nuk ka...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave të Institutit Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC), tërmetet ishin të magnitudave...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/konferenca e drejtorëve të armatimeve kombëtare, në kuadër...
    Vip10 Janar 2025
    Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa thotë se është larguar nga Los Anxhelosi dhe është mirë dhe e sigurt. Kjo deklaratë e...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në...
    Vip10 Janar 2025
    Ka nisur spektakli ‘Prime’ ku sonte do të jetë një natë e paharrueshme pasi do të jetë një episod eksploviz për miliona...
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se ka qenë në komunën e Gjilanit. Haradinaj ka qëndruar në fshatin Dobërqan...
    Lajme10 Janar 2025
    Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda - DHKOKR Prishtinë ka njoftuar se më 7 janar 2025 ka iniciuar një rast për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.