×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    UNHCR i kërkon Hungarisë të shfuqizojë disa rregulla të azilit

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) i bëri thirrje Qeverisë së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, që t’i shfuqizojë disa rregulla të sistemit të azilit, duke thënë se disa dispozita të tyre mund t’i shkelin ligjet ndërkombëtare.

    Një zëdhënës i Qeverisë hungareze nuk pranoi të komentonte menjëherë.

    Muajin e kaluar, Hungaria ka mbyllur të ashtuquajturat zona tranziti të migrantëve në kufijtë e saj, ka liruar rreth 300 refugjatë që qëndronin atje, por, në të njëjtën kohë, ka shtrënguar rregullat, duke ua ndaluar hyrjen aplikantëve të ardhshëm për azil.

    Rregullat e reja kërkojnë që azilkërkuesit t’i paraqesin aplikacionet e tyre në konsullatat e vendeve fqinje dhe jo në kufirin hungarez.

    “Kjo mund t’i ekspozojë azilkërkuesit ndaj rrezikut të refuzimit dhe keqtrajtimit, çfarë do të ishte shkelje e Konventës së Refugjatëve të vitit 1951 dhe e instrumenteve të tjera ndërkombëtare dhe rajonale të të drejtave të njeriut, në të cilat Hungaria është palë”, tha UNHCR-ja, transmeton rel.

    “Qasja efektive në territor është një parakusht thelbësor i së drejtës për azil”, thuhet në deklaratë.

    UNHCR-ja i kërkoi Budapestit që të shfuqizojë aktin dhe ta vendosë sistemin e azilit në përputhje me ligjet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe me ligjet e Bashkimit Evropian.

    Në kulmin e krizës së migrantëve në Bashkimin Evropian më 2015, Orban, një nga kundërshtarët më të ashpër të imigracionit, ka urdhëruar mbylljen e kufirit jugor të Hungarisë, duke ua bllokuar rrugën qindra-mijëra migrantëve.

     

    Pompa e derivateve me çmimet më të lira në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.