×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina pranon fonde të reja nga BE-ja

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Ukraina ka pranuar një pjesë të ndihmës financiare nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1.5 miliard eurosh dhe shpreson që të marrë edhe 10 milionë euro të tjera më vonë gjatë këtij viti, thanë zyrtarët.

    Ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, tha se BE-ja, që i ka dhënë Ukrainës 31 miliardë euro, është bërë donatorja kryesore e financimit të buxhetit për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj shkurtin e vitit 2022.

    Shtetet e Bashkuara, që kanë miratuar miliarda dollarë për paketën e re të ndihmës për Ukrainën, po ashtu janë një donatore e rëndësishme.

    “Mbështetja ndërkombëtare është kyçe që të sigurohet stabiliteti makroekonomik dhe të ndërtohet një bazë për rritjen ekonomike”, tha Marchenko.

    Gjatë këtij viti, Ukraina përballet me një deficit buxhetor prej 37 miliardë dollarësh dhe shteti varet shumë nga ndihma e partnerëve të saj perëndimorë në mënyrë që të jetë në gjendje të paguajë për shpenzimet e saj shoqërore dhe humanitare.

    Kievi përdor shumicën e të ardhurave shtetërore për mbrojtje, përderisa trupat e tij po përballen me forcat ruse që janë në numër më të madh dhe të pajisura më mirë.

    Zëvendëskryeministrja ukrainase, Yulia Svyrydenko, tha se Qeveria mirëpret që BE-ja të japë miratimin final për programin për Ndihmën e Ukrainës në vlerë prej 50 miliardë eurosh, dhe shpreson që të marrë edhe tre pjesë të tjera të ndihmës nga kjo shifër gjatë këtij viti.

    Sipas saj, pas miratimit final, Kievi do të mund të pranojl 1.89 miliard euro në qershor, dhe edhe 4 miliardë euro të tjera së bashku në shtator dhe nëntor.

    Ukraina duhet të zbatojë një numër reformash në mënyrë që të mund të marrë këtë ndihmë financiare që i ka ofruar blloku evropian. Ndër të tjera, Kievit i kërkohet që të marrë masa që të përmirësojë transparencën, të luftojë korrupsionin, të përmirësojë mjedisin e të bërit biznes dhe të afrojë legjislacionin e shtetit me atë të BE-së.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.