×
  • Opinione
  • Opinione

    Ukraina e ktheu luftën në Rusi

    Janusz Bugajski
    05 Shtator 2024

    Nga Janusz Bugajski

    Pushtimi i territorit rus, në rajonin e Kurskut, nga ana e Ukrainës, nuk është thjesht një operacion ushtarak. Mbi të gjitha, kjo është një lëvizje e guximshme politike për të mposhtur Rusinë nga brenda. Qëllimet fundore të saj janë të zhbëjë regjimin e Putinit, të përhapë konflikte brenda strukturës politike të Rusisë, të vërë në pah dobësinë e Moskës dhe të çlirojë Rusinë nga imperializmi i vet.

    Kievi nisi pushtimin e Rusisë në fillim të gushtit me disa njësi elitare, dhe me objektiva të qarta ushtarake dhe politike. Në fund të gushtit, ishin pushtuar mbi 1 500 kilometra katrorë dhe ishin shtënë në dorë disa qytete të vogla, duke përfshirë Suxhën, qendrën administrative të Suxhanskit. Gjatë gjithë misionit të çlirimit, qëllimet ushtarake të Ukrainës kanë pasur domethënie operacionale dhe demonstrative.

    Kievi ka treguar fuqishëm se pavarësisht humbjes së territorit në Donbas, ushtria ukrainase po bëhet më e fortë me ushtarë dhe armë të reja si dhe me industrinë vendase të mbrojtjes në rritje.

    Kjo i bën më të qarta dështimet e vazhdueshme të forcave ruse për ta mposhtur Ukrainën. Rusia arrin të pushtojë territore vetëm kur i shkatërron qytetet dhe shënon humbjen e dhjetëra mijëra rekrutëve, ndërsa trupat ukrainase tërhiqen në terrene më të mbrojtura. Një luftë e tillë shkatërrimtare, deri më tani, ka rezultuar në vdekjen ose plagosjen e mbi 600 mijë trupave ruse. Në javët e fundit, ushtria ukrainase jo vetëm që i ka dështuar përpjekjet ruse për të shtënë në dorë territore në rajonin e Sumit, por e ka çuar luftën në Rusi. Kështu ia ka plasur në fytyrë Putinit, deklaratën arrogante se “Rusia nuk ka kufij”.

    Nga pikëpamja operacionale, pushtimi i territorit rus mund të rezultojë në shkatërrimin e objekteve që bëjnë të mundur lëshimin e raketave dhe dronëve kundër qyteteve më të afërta ukrainase si Harkivi, në devijimin e trupave dhe pajisjeve ruse nga frontet e Donbasit dhe Zaporizhianit, dhe në tërheqjen e burimeve, edhe kështu të pakta, për të forcuar pjesë të tjera mbi kufirin e gjatë të Rusisë.

    Armët e Ukrainës, gjithashtu, po prishin komandën dhe kontrollin rus, komunikimin, transportin, fushat ajrore dhe infrastrukturën energjetike që mban në këmbë luftën. Kur nisi ofensivën e tij në Kursk, Kievi në të njëjtën kohë intensifikoi luftën e tij tashmë të suksesshme të dronëve kundër objektivave ushtarake dhe furnizuesëve me karburant që gjendeshin më thellë brenda në Rusi.

    Në frontin e informacionit, kërcënimet e Kremlinit për sulme bërthamore kundër çdo vendi që pushton territorin e tij është bërë e qartë që janë blofe. Pushtimi i suksesshëm nga ana e Ukrainës nxjerr zbuluar regjimin e Moskës dhe forcat e saj ushtarake dhe të sigurisë së brendshme si të paafta, të korruptuara dhe të pamundura për të mbrojtur qytetarët e vet. Rebelimi i Prigozhinit ndaj Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, në qershor 2023, kishte vënë në pah brishtësinë e sigurisë së brendshme ruse.

    Ofensiva e Ukrainës mbi Kursk ka hedhur edhe më fort dritë mbi dështimet e Rusisë, veçanërisht meqë forcat e Ukrainës janë në gjendje të mbajnë nën kontroll dhe t’i administrojnë territoret e pushtuara.

    Prej se është pushtuar më shumë territor në një muaj sesa nga rusët në një vit, operacioni Kursk ka ndikuar pozitivisht në gjendjen shpirtërore të trupave dhe shoqërisë ukrainase. Qëllimi më përfshirës politik i këtij operacioni është t’i tregojë popullit rus se do të ishin më mirë nëse nuk do të jetonin nën sundimin e Moskës. Ndryshe nga trupat ruse në Ukrainë, të cilat plaçkitin, përdhunojnë, torturojnë dhe vrasin rregullisht civilë të zakonshëm, ushtria e Ukrainës është e disiplinuar dhe madje u siguron ushqim dhe ujë vendasve të privuar prej tyre, në një kohë kur qeveria dhe ushtria e ruse largohet në panik. Ushtarët, gjithashtu, janë befasuar nga numri i lartë i njerëzve që flasin gjuhën ukrainase, gjë që tregon se gjuha dhe tradita janë ruajtur, pavarësisht dekadave të rusifikimi.

    Në vitin 1918, pas rënies së perandorisë cariste dhe para riimperializimit bolshevik, tri rajonet – Kursku, Belgorodi dhe Briansku – ishin pjesë e Republikës së pavarur Popullore të Ukrainës.

    Qëllimi kryesor i operacionit të Ukrainës në Rusi është t’u tregojë qytetarëve rusë dhe udhëheqësve perëndimorë se perandoria moskovite është e brishtë, ushtria e saj është e mposhtshme dhe se shteti i vjetruar dhe jo i natyrshëm po shkon drejt kolapsit.

    Ndryshe prej ukrainasve të cilët në vitin 2022 bënë rezistencë ndaj pushtimit rus, rusët e zakonshëm nuk kanë reaguar për të mbrojtur territorin e tyre gjatë inkursionit ukrainas. Nuk janë dyndur për t’ju bashkuar forcave të armatosura apo njësive të tjera të sigurisë. Si duket, qytetarët e zakonshëm janë të kushtëzuar të jenë besnikë apo të pranojnë cilindo që është sundimtari më i fortë.

    Raportet, po ashtu, shfaqin se zyrtarët lokalë, rajonalë dhe federalë të Rusisë po kthehen kundër njëri-tjetrit në një përpjekje për të larguar nga vetja fajin për pushtimin e suksesshëm të Ukrainës. Kremlini po përpiqet të minimizojë rëndësinë e luftës brenda Rusisë duke e cilësuar atë si një “operacion anti-terrorist”.

    Putini thjesht nuk arrin ta pranojë se lufta që ai filloi kundër Ukrainës, tashmë është kthyer në Rusi dhe mbijetesa e vendit të tij është në fije të perit. /Gazeta “Dita”/

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Vip23 Nëntor 2024
    Gjatë mbrëmjes, banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta i ka bërë një pyetje interesante Xuxit. “Pse e përshëndete babanë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëzhgimi në qytetin e Istogut. Përmes një njoftimi për media, KFOR...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Deputetja nga Grupi multietnik njëherësh anëtare në Komisionin për Buxhet, Duda Balje ka konfirmuar se ka vonesa për subvencionimin e bizneseve nga...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Në Shqipëri, orët e vona të mbrëmjes u shoqëruan me stuhi dhe rrebeshe shiu, duke shkaktuar vërshime në rrugë dhe rrëshqitje masive...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas raportimeve se Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për 1...
    Bota/Rajoni23 Nëntor 2024
    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump në Florida për “çështje të sigurisë globale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.