Sipas diplomatit ukrianas, nuk duhet të bëhen paralelizime mes Kosovës dhe Krimesë pasi sipas tij, janë dy gjëra krejt të ndryshme nga njëra-tjetra.
“Tradicionalisht, ne kemi qënë të vendosur për sovranitetin territorial të vendit. Ky është një parim i yni. Por, për ne nuk ka një paralele mes dy rasteve. Kjo për shkak se rasti i Kosovës është diçka dhe ai i Krimesë është diçka tjetër. Në rastin e Kosovës, kemi një vend që është njohur nga një numër i caktuar shtetesh dhe në rastin e Krimesë, flitet për një territor që është marrë me forcë nga Rusia. Pra nuk është një çështje e thjeshtë”, ka thënë tutje ai.
“Ne nuk e kemi njohur Kosovën formalisht, por nëse sheh hapat tanë ka diçka. Vitin e kaluar ne morëm vendimin për të punuar me pasaportat e Kosovës. Tani ambasadori ynë këtu (Tiranë) dhe ambasadorët në vende të tjera të botës kanë marrë direktiva për t’i njohur këto pasaporta dhe për të mos limituar udhëtimet. Ndoshta duke filluar nga hapa të tillë të vegjël mund të shkojmë drejt disa rezultateve. Nuk po flas për një perspektivë të caktuar, pasi pozicioni ynë formal është pozicioni ynë formal. Pra, na duhet ta trajtojmë këtë rast në rrethanat ku ndodhemi”, tha Bodnar në intervistën e tij për RTV Ora.
Aktualisht, pavarësisht fushatës së fortë të Serbisë për çnjohje, Kosova njihet nga 116 shtete.