×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme

    FrontOnline
    29 Nëntor 2024

    Ministri i Jashtëm i Ukrainës Andrii Sybiha ka nxitur homologët e tij në NATO për t’i bërë ftesë vendit të tij gjatë takimit të javës së ardhshme në Bruksel për anëtarësim në aleancën ushtarake perëndimore, sipas përmbajtjes së një letre që e ka parë agjencia e lajmeve Reuters të premten.

    Letra është pjesë e një nisme të re të Kievit për të siguruar ftesën që t’i bashkohet NATO-s, pjesë e “planit të fitores” të shpalosur muajin e kaluar nga Presidenti Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës së shkaktuar nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në vitin 2022.

    Ukraina thotë se e kupton që nuk mund të anëtarësohet në NATO deri në përfundim të luftës, por një ftesë për këtë vend do t’i tregonte Presidentit rus Vladimir Putin se njëri prej synimeve kryesore të tij – për ta parandaluar anëtarësimin e Kievit në NATO – nuk do të mund të përmbushet.

    NATO-ja ka deklaruar se Ukraina do të anëtarësohet në aleancë dhe se është në një rrugë “të pakthyeshme” drejt anëtarësimit. Por aleanca nuk i ka bërë ftesë zyrtare Ukrainës e as nuk ka përcaktuar ndonjë afat kohor.

    Diplomatët e NATO-s thonë se nuk ka konsensus nga vendet anëtare të aleancës për ta ftuar Ukrainën në këtë fazë. Për një vendim të tillë duhet pajtueshmëria e të gjitha 32 shteteve anëtare të NATO-s.

    Por Ministri Sybiha argumentoi në letrën, e shkruar në gjuhën angleze, se kjo është koha e duhur për ta bërë ftesën.

    “Besojmë që ftesa duhet të bëhet në këtë fazë”, shkroi ai.

    “Ajo do të ishte përgjigjja adekuate që Aleatët do t’i jepnin përshkallëzimit të vazhdueshëm të luftës që po bën Rusia, prova e fundit e së cilës është përfshirja e dhjetëra mijëra trupave të Koresë së Veriut dhe përdorimi i Ukrainës si vend ku po i teston armët e saj të reja”, shtoi ministri Sybiha.

    “Ju nxis ta mbështesni vendimin për ta ftuar Ukrainën që t’i bashkohet Aleancës si njërin prej rezultateve të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet më 3-4 dhjetor, 2024”, shkroi ai./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Pesë vjet më parë, një virus i panjohur deri atëherë e zhyti njerëzimin në një krizë të paprecedentë: më 11 janar 2020...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Shtëpia e aktorit fitues të çmimit Oscar, Sir Anthony Hopkins, është në mesin e mijëra të tjerave të shkatërruara nga zjarri në...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Drenusha e ka akuzuar Sarën, se nuk ka reaguar pas ofendimit që Driloni ia bëri Xhenetës. “Ta bojke ty (Xhenetë) Driloni ‘ti...
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Vip11 Janar 2025
    Një ish-aktor fëmijë është në mesin e viktimave që kanë vdekur në zjarret shkatërruese të Los Anxhelosit. Rory Callum Sykes, 32-vjeç, i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka ofenduar rëndë Sarën. Gjatë ditës, ajo e quajti të papastër Sarën, e...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.