×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Ujë detoks: Për të larguar toksinat dhe për t’u dobësuar në mënyrë të shëndetshme

    FrontOnline
    11 Nëntor 2022

    Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin, sidomos në stinën e verës ku mundësia e dehidratimit është më e madhe. Uji detoks tani është një praktikë që ndiqet nga nutricionistë për t’u hidratuar, për të larguar toksinat nga trupi dhe për t’u dobësuar.

    Në këtë postim do t’ju paraqesim disa receta të shëndetshme uji detoks:

    Detox me kastravec, limon e mente

    Konsumimi i ujit me kastravec dhe limon në mëngjes me stomakun bosh do të këtë një ndikim të mrekullueshëm në organizëm. Limoni ndihmon në tretje, për të hequr toksinat e dëmshme në trup dhe për të pastruar e shkëlqyer lëkurën.

    Përbërësit:

    – Ujë 1.5 l

    -1/2 kastravec

    – 1 limon

    – Disa gjethe mente

    Përgatitja:

    Lajmë kastravecin dhe limonin duke e prerë në feta dhe pastrojmë me ujë të bollshëm gjethet e mentes. I vendosim të gjithë përbërësit në një kanë dhe e mbushim atë me ujë. Është e rëndësishme që uji të përzihet disa herë dhe të lihet së paku një natë në frigorifer përpara konsumit.

    1. Ujë detox me luleshtrydhe

    Luleshtrydhet kanë antioksidantë, vitaminë C dhe shumë ushqyes të tjerë të dobishëm për trupin. Ky frut kaq i pëlqyer i bën mirë shëndetit kardiovaskular , mbron sistemin imunitar , rregullon sheqerin në gjak dhe ndihmon sistemin e tretjes.

    Përbërësit:

    – Ujë 1.5 l

    -10 kokrra luleshtrydhe

    – 2 feta limon

    – borzilok

    – 1/2 gotë me lëng limoni

    Përgatitja:

    Pasi ti kemi pastruar të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm i vendosim tek kana me ujë, i përziejmë bashkë dhe i lëmë në frigorifer rreth 5-orë.

    Ujë detox me xhinxher dhe mente

    Xhinxheri, kjo rrënjë kaq e çmuar me aromë, pastron thellësisht organizmin, ndihmon dhe stimulon aparatin tretës dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.

    Përbërësit:

    – Ujë 1.5l

    -1 kastravec me feta

    -3 feta limon

    -10 gjethe mente

    -xhinxher

    Përgatitja:

    I presim dhe i përziejmë të gjithë përbërësit në një enë dhe e vendosim ujin në frigorifer për 5-orë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 1962 gjoba trafiku. Gjatë periudhës së njejtë, kanë ndodhur edhe 28 aksidente,...
    Lajme15 Janar 2025
    Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua sot me Komandantin e Brigadës Paqeruajtëse Armene,...
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka mbajtur një konference për media nga selia e kësaj partie, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij,...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Ka shkuar në 25 numri i personave të vdekur nga zjarret në Los Anxhelos. Robert Luna, sherifi i qarkut ka thënë se...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.