Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, gjatë korrikut është përfolur për një përleshje me deputetët e LDK-së, Arben Gashi dhe Kujtim Shala. Asokohe ai pohoi se sulmua fizikisht pasi doli nga salla e Komisionit për Punë të Jashtme, nga deputetët e lartëcekur.
I pyetur nga Front Online, se si qëndron e vërteta e këtij incidenti ai tha se rasti tashmë është në duart e organeve të drejtësisë. .
“Unë mendoj që çdo gjë është e qartë për sa i përket atij rasti. Ashtu sikur e kam deklaruar në ditën e dytë pas asaj çfarë ka ndodhur është se unë e kam përmbyllur atë çështje dhe kjo tash i takon organeve të rendit dhe të sigurisë që të merren me atë çështje. Unë kam respekt të plotë për procedurat”, ka thënë ai.
Deputeti i LVV-së: S’ka dialog me Serbinë me keqpërdoruesin e parasë publike, Skender Hysenin