×
  • Vip
  • Vip

    “U ndjeva si plehrë e hedhur në kosh”, mos e humbisni rrëfimin e Shakirës pas ndarjes nga Pique

    FrontOnline
    23 Shtator 2023

    Ikona e muzikës, Shakira tha se ajo besonte në shprehjen “derisa vdekja të na ndajë” në një intervistë të re ku foli për ndarjen nga ish-futbollisti, Gerard Pique.

    46-vjeçarja tha se dikur ishte “ëndrra” e saj të kishte një lidhje të përjetshme me babanë e dy fëmijëve të saj, shkruan The Sun.

    Shakira e krahasoi ndjenjën e ndarjes me fjalët “si një plehrë e hedhur në kosh dhe e rrethuar nga minjtë”.

    Dhe në një zbulim rrëqethës, ylli pranoi gjithashtu vështirësitë e saj për të qenë një nënë beqare. Këngëtarja tha për Billboard se është në “një periudhë reflektimi” pas ndarjes së tyre të trazuar.

    “Kam kaluar nëpër disa faza: mohim, zemërim, dhimbje, zhgënjim, përsëri zemërim, përsëri dhimbje. Tani jam në një fazë mbijetese”, shpjegoi ajo.

     “Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Besoja në thënien ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, tha këngëtarja.

    “Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi”, shtoi Shakira.

    Këngët e saj më të fundit janë dukur të jenë goditje të drejtuara ndaj ish-it të saj, duke përfshirë edhe projektin “The Boss”.

    Kënga është emëruar sipas pseudonimit të supozuar që i është vënë asaj nga miqtë e Piques pasi ajo nuk arriti të krijonte shoqëri me ta gjatë periudhës që ishin bashkë.

    Në lidhje me njërën prej këngëve, ku ajo shfaqet si sirenë, Shakira thotë: Sirena është një simbol që përfaqëson atë pjesë timen që u rrëmbye dhe u mor nga një botë ku ajo i përket dhe u hodh në një bote që nuk i përket. Një botë ku ajo duhej të bënte sakrifica të mëdha, një botë ku ndoshta i mungonte oksigjeni. Por në fund, ajo kthehet në det sepse është fati i saj, ashtu siç u ktheva unë në Miami.

    Shakira tha se karriera e saj kishte vështirësi gjatë dhjetë viteve të jetës në Barcelonë.

    “Isha e përkushtuar ndaj tij. Familjes, atij. Ishte shumë e vështirë për mua të merrja pjesë në karrierën time profesionale gjatë kohës që isha në Barcelonë”.

    Tani në Miami, ylli tha se është më e lehtë për të të udhëtojë në Los Angeles ose diku tjetër në ShBA dhe të ketë bashkëpunime.

    “Më duhej të prisja që agjendat të përputheshin ose që dikush të denjonte të vinte. Nuk mund t’i lija fëmijët e mi dhe thjesht të shkoja diku për të bërë muzikë jashtë shtëpisë sime”.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji pas kurorizimit të dashurisë së tyre kanë vendosur të organizojnë një dasëm madhështore. Pak ditë nga...
    Vip11 Tetor 2024
    ‘Krisja’ në marrëdhënien e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë përgjatë muajve të fundit....
    Vip11 Tetor 2024
    Këngëtarja Teuta Kurti ka njoftuar ndjekësit se ka humbur babain. Njoftimin për ndarjen nga jeta të babait të saj, Ismet Kurtit, këngëtarja...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së re të quajtur “Djathtas 1912”, parti e krijuar nga ai së bashku me...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Një person është therur me thikë pasditen e së shtunës në Tiranë, pas një konflikti të momentit me një person tjetër. Ngjarja...
    Bota/Rajoni12 Tetor 2024
    Kryeministri maqedonas dhe përfaqësuesit e koalicionit VLEN paralajmërojnë miratimin e një ligji të ri për përfaqësimin e shqiptarëve në organet shtetërore. Kjo...
    Lajme12 Tetor 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Nivelin e Pagave në Kosovë” për vitin 2023. Ministri i Financave ka thënë se rritja...
    Sport12 Tetor 2024
    Rumania ka arritur fitore si mysafire në Qipro, duke triumfuar me rezultat 0-3 në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës...
    Sport12 Tetor 2024
    Zvicra e ka pësuar edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje në Ligën e Kombeve. “Helvetikët” u mposhtën 2:0 nga Serbia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.