×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Krijohet partia e re opozitare `Djathtas 1912`

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Deputeti Enkelejd Alibeaj prezantoi sot parimet e partisë së re të quajtur “Djathtas 1912”, parti e krijuar nga ai së bashku me përfaqësues të njohur të PD-së si, Edvin Kulluri, Flutura Açka, Arbi Agalliu, Selaudin Jakupllari e Rezart Kthupi.

    Subjekti më i ri politik vjen si bashkim i disa figurave që nuk janë më pjesë e Partisë Demokratike të drejtuar nga Berisha dhe as e Demokratëve Euroatlantikë të drejtuar nga Lulzim Basha, me të cilët kanë pasur kundërshti.

    Në një deklaratë për mediat, Alibeaj lexoi Kartën e Parimeve dhe Vlerave të kësaj partie të re, e cila sipas tij, “bazohet në pesë shtylla kryesore themelore të lirisë: individi, prona, familja, vetëqeverisja dhe besimi”.

    Alibeaj deklaroi se në qendër të kësaj force politike është shteti i së drejtës, një qeveri më e kufizuar në madhësinë dhe fuqinë e saj, si dhe tregu i lirë.

    “Qeverisja nuk është qëllim, por mjet. Ne besojmë te sovraniteti dhe shteti si njësi unitare, te Kushtetuta e vendit, qeverisja përfaqësuese e drejtë që garantohen nga kontrolli dhe balanca mes parlamentit, qeverisë dhe drejtësisë. Këto janë gurët e themelit dhe zbatimi me rigorozitet i Kushtetutës dhe ligjeve që rrjedhin prej saj janë baza për zhvillimin e vendit. Ne besojmë se vota e lirë dhe paprekshmëria e saj, pluralizmi i pikëpamjeve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale”, tha Alibeaj.

    Aliebaj theksoi se “një qeveri e ligjeve dhe jo e të tjerëve”, e institucioneve dhe respektimi i mendimit të individit janë themelet për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale.

    “Ne besojmë se një qeveri është më efikase dhe e pakorruptuar, qeveria e vogël por e fortë. Decentralizimi i pushtetit lokal dhe qendror janë parime të rëndësishme që sigurojnë angazhimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë në çdo hallkë të saj. Qeverisja vendore është guri i themelit të sovranitetit të komuniteteve dhe afrimit të qeverisjes tek qytetarët”, tha ai.

    Ndërkohë, Alibeaj theksoi se “grupet e interesit nuk janë as klientele dhe as vasalë të qeverisë, por ndërmjetës mes shoqërisë dhe qeverisjes”.

    “Ne mbështesim tregun e lirë, ekonominë e plotë të tregut, përfshirjen sa më të vogël të shtetit në ekonomi, pavarësinë e individit në treg dhe lirinë e paprekshmërinë e pronës private si themele të ndërtimit të një ekonomie dhe shoqërie te lirë, të shëndetshme dhe sa më të pavarur. Biznesi e individët, dhe jo qeveria, janë krijuesit e vërtetë të mirëqënies dhe punësimit. Ne besojmë se liria e tregut është rruga më e mirë për përmirësimin dhe rritjen e ekonomisë dhe shpërndarjen sa më të drejtë të pasurisë”, tha ai.

    Po ashtu Alibeaj theksoi se “konkurrenca duhet të inkurajohet, ndaj ndërhyrja e shtetit dhe rregullimi duhet të kufizohen duke mos cënuar zbatimin e ligjit”.

    “Nierëzit janë më të aftë për të marrë vendime për jetën dhe begatinë e tyre sesa burokratët. Sistemi i sipërmarrjes së lirë është baza e zhvillimit dhe rritjes së ekonomisë. Ekonomia kombëtare duhet të bazohet tek prodhimi. Po ashtu shpërndarja e drejtë e aseteve kombëtare eshtë jetike për një shoqëri të drejte për këdo. Familja është baza e zhvillimit shoqëror për ne. Rritja e një familje të shëndetshme, mbi baza të traditës dhe barazise shoqërore, është boshti i ndërtimit të shtetit dhe mirëqenies së individit”, tha Alibeaj./Atsh

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në Shtetet e...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë njëditore në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të presidentes së këtij vendi, Gordana...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Prej orëve të para të mëngjesit, ka vijuar operacioni i IKMT-së për shembjen e objekteve pa leje në të gjithë zonën e...
    Të tjera
    Lajme12 Korrik 2025
    Në këtë ndërtesë moderne, përuruar me bujë në vitin 2014 si simbol i fuqizimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë,  mungon ajo...
    Lajme12 Korrik 2025
    Presidentja e vendit Vjosa Osmani, derisa po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar zyrtarë të lartë...
    Lajme12 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një...
    Bota/Rajoni12 Korrik 2025
    Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re, në të cilën territori i huaj, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse...
    Lajme12 Korrik 2025
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka publikuar sot një tjetër përditësim lidhur me punimet në ndërtimin e urës së re në Kosovë....
    Lajme12 Korrik 2025
    Sot, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i hodhi poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi ka kërcënuar me përshkallëzim konflikti...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.