×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    U infektua me koronavirus, shtrohet me urgjencë në spital kreu i Kishës Serbe në Malin e Zi

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi shtrohet urgjent në spital për trajtim pas infektimit nga koronavirusi. Ky ishte njoftimi i Kishës ku njoftoi se mitropoliti Amfilohije, 82 vjeç, ndodhet në Qendrën Klinike në Podgoricë.

    Ai i kaloi ditët e fundit në izolim në shtëpi, nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, thuhet në njoftimin e Kishës. Mitropoliti Amfilohije thuhet se do të qëndrojë në spital për sa kohë që të zgjasë infeksioni.

    Sipas njoftimit, ai ndihet mirë dhe mjekët e vlerësuan situatën e tij si të qëndrueshme. “Iu bëjmë thirrje vëllezërve dhe motrave që të luten plot besim dhe dashuri, si për shërimin e shpejtë të mitropolitit, ashtu edhe për shëndetin dhe përparimin e të gjithë të sëmurëve”, thuhet në deklaratën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

    Mali i Zi është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Autoritetet atje kanë konfirmuar mbi 12,500 raste të të infektuarve me koronavirus dhe 188 viktima. Aktualisht rastet aktive aktualisht janë 3,839.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes i Lituanisë tha se avionët e NATO-s që gjenden në shtetet e Baltikut duke të rrëzojnë dronët rusë që...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Drejtoresha për Sistem dhe Politika Shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me vërejtje ndaj sistemit shëndetësor në Maqedoninë e Veriut. Ajo thotë...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ish-kryetari i PS dhe ish kryeministri shqiptar, Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri, i konfirmuan Top...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.