×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Turqia prish kontratën me Rusinë për blerjen e sistemit kundërajror S-400?

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Sipas njoftimeve të mediave të huaja ushtarake, Turqia e ka prishur kontratën që e kishte nënshkruar më herët me Rusinë për blerje të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore ruse S-400. Arsyeja e prishjes së kontratës ka të bëjë me pakënaqësinë e palës turke, me kushtet e marrëveshjes së propozuar nga pala ruse.

    “Moska njoftoi se nuk kishte nënshkruar kontratën e dytë për furnizimin e C400 me Ankara dhe filloi të sqarojë kontratën e parë”, thuhet në njoftimin e mediave, transmeton KosovaPress.

    Raportohet se Turqia nuk ishte e kënaqur me kushtet e marrëveshjes së propozuar nga Rusia, dhe, siç duket, kjo është për shkak të mosgatishmërisë së Rusisë për transferimin e teknologjive të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore në Turqi.

    Në fund të vitit 2017, Turqia kishte nënshkruar kontratën e parë me Rusinë për furnizim me sistemin kundërajror S-400, në vlerë prej 2.5 miliardë dollarë. Në korrik të vitin 2019, Rusia kishte filluar të dërgojë në Turqi pjesët e para të sistemit S-400, ndërsa testimi i sistemit nga ushtria turke ishte bërë vetëm muajin e kaluar.

    Githashtu, raportohet se se Rusia nuk ia kishte dorëzuar komplet sistemin palës turke, pasi që ishte frikësuar se pala turke ka planifikuar që sistemin S-400 t’ia dorëzojë SHBA-së, si pjesë e marrëveshjes për furnizimin e ushtrisë turke me aeroplanët amerikanë F-35. /kp/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Instituti gjerman për sëmundjet infektive “Robert Koch Institut” sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani.  Sipas raportit të fundit të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, pas një vizite në fshatin Irzniq të Deçanit, ka ngritur shqetësime për gjendjen alarmante...
    Lajme10 Janar 2025
    Vehbi Bujupi, banor i fshatit Arllat të Drenasit, është përballur me një situatë të pazakontë lidhur me faturën e energjisë elektrike. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Gjykata e Shkodrës ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e dy vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, të cilët dyshohen si autorë të...
    Lajme10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Lajme10 Janar 2025
    Avokati Arianit Koci ka thënë se hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral, siç ishte dyshuar më...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot morën pjesë në ceremoninë e lansimit të Parakualifikimit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.