×
  • Sport
  • Sport

    Tuchel para sfidës me Shqipërinë: Do të luajmë për fitore

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel në konferencën për medie, ka thënë se skuadra e tij në duel me Shqipërinë do të kërkojë fitore.

    ‘Tre Luanët’ dhe Kuqezinjtë do të përballen nesër mbrëma në ‘Wembley’ në ndeshjen e parë të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

    Strategu gjerman thotë se Anglia në duel me Shqipërinë do të hyjë në lojë më synim fitoren.

    “Dua të luajmë me emocion, uri dhe dëshirë për të fituar. Pranimi i dështimit është pjesë e futbollit. Duhet të implementosh bashkimin dhe faktin që të gjithë të ndihen të sigurtë për të treguar veten dhe për të dhënë më të mirën. Luaj me dëshirë për të fituar dhe jo frikë për të humbur”, ka thënë Tuchel.

    Ai ka kërkuar respekt për Shqipërinë.

    “Duhet të kemi respekt për Shqipërinë, për kualitetin dhe futbollin që tregon ky kundërshtar. Nuk jemi injorantë të themi që do diktojmë lojë dhe të tjerët do na ndjekin, çdokush do mundohet të gjejë zgjidhje kundër nesh”, theksoi Tuchel.

    Ndeshja Angli-Shqipëri nis në orën 20:45.

    Nga Rubrika
    Sport22 Mars 2025
    Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, pritet të rikthehet në futboll në vitin 2025. Trajneri francez nuk ka drejtuar asnjë skuadër që...
    Sport22 Mars 2025
    Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencë për media ka folur përpara ndeshjes kthyese kundër Islandës që do të luhet...
    Sport22 Mars 2025
    Napoli e ka identifikuar Edon Zhegrovën e Lillet si pasardhësin ideal të Khvicha Kvaratskhelia, pasi humbi yllin gjeorgjian nga Paris Saint-Germain në...
    Të tjera
    Vip22 Mars 2025
    Ish-banorët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, janë mbledhur sërish së bashku. Siç duket, iniciativën e patën çifti që...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Dy shqiptarë raportohet se janë përfshirë në një zënkë të përgjakshme në Selanik të Greqisë. Sipas mediave lokale, gjatë përleshjes është përdorur...
    Lajme22 Mars 2025
    I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka qëndruar në Llap sonte ‘‘mes njerëzve zemërhapur’’...
    Lajme22 Mars 2025
    Biznesmeni Behgjet Pacolli, e ka akuzuar ministrin e Bujqësisë, Faton Peci për shpifje dhe gënjeshtra Pacolli në postimin e tij të bërë...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që importonte kokainë nga portet evropiane, është goditur nga policia. 19 persona...
    Bota/Rajoni22 Mars 2025
    Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu doli para policisë për t’u marrë në pyetje mbi akuzat e lidhura me terrorin të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.