×
  • Sport
  • Sport

    Foda: Ndaj Islandës, gjasat janë 50/50

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Trajneri i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, në konferencë për media ka folur përpara ndeshjes kthyese kundër Islandës që do të luhet nesër.

    Foda u pyet se me cilin nga portierët do të startojë nesër, ku tha se për këtë do të flasë me portierët që ka në dispozicion dhe do ta marrr vendimin, teksa për ndeshjen tha se gjasat janë 50 me 50.

    “Siç e kam thënë edhe më herët do të jetë një përballje ku gjasat janë 50 me 50. Kjo u dëshmuar edhe në ndeshjen e parë, e cila ishte goxha e përafërt, ku edhe Islanda kishte mundësi të shënonte në disa situata, por edhe ne kishim mundësi të mira për të shënuar për 3:1”, tha Foda

    Më tej, Foda tha se Islanda është skuadër që ka futbollistë të mirë, sidomos në aspektin ofansiv dhe sipas tij, do të jetë shumë e rëndësishme për Kosovën se si do të luajnë kur kundërshtari do ta ketë posedimin e topit.

    “Mënyra se si do të reagojmë dhe energjia që do të kemi për të luftuar dhe për ta rifituar topin mund të jetë vendimtare për epilogun e ndeshjes”.

    “Dhe ndonëse po e zhvillojmë një ndeshje si mysafirë, ne prapë do të mundohemi ta luajmë lojën tonë, të kemi raste dhe të provojmë të shënojmë gola”, tha ai.

    Kosova ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” e ka fituar me rezultat 2:1, dhe në rast të fitores apo barazimit do të ngjitet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

    Nga Rubrika
    Sport18 Prill 2025
    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka folur sërish për mediat pas kualifikimit të skuadrës së tij në raundin tjetër të Ligës...
    Sport18 Prill 2025
    Pas ndeshjeve emocionuese dhe dramatike të çerekfinaleve, është koha për gjysmëfinalet e “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll. Gjysmëfinale të zjarrta...
    Sport18 Prill 2025
    Janë zbuluar tri klubet angleze të cilat po ‘luftojnë’ me njëra-tjetrën për të siguruar në verë shërbimet e Jack Grealish.  Fichajes ka...
    Të tjera
    Vip19 Prill 2025
    Kishte disa ditë mungesë në rrjetet sociale, pas skandalit të tij në rastin me Gjestin. Largimi i përkohshëm nga rrjetet sociale për...
    Kronika19 Prill 2025
    Një mosmarrëveshje ka ndodhur në Prizren, mes të paktën dy personave. Rasti i cili ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Lajme19 Prill 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media të sot nga ora 10:00 deri...
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.