Vlera e aksioneve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) ka rënë ndjeshëm në shkurt të këtij viti. Këtë gjë e kanë vërejtur shumica e kontribuueseve pensional, raporton portali Front Online.
Çmimi i aksioneve për njësi nga 1.72 euro, sa ishte në janar të këtij viti, ka rënë në 1.68 € në fillim të këtij muaji (shkurt), me ç’rast ka ndikuar në zvogëlimin e fondit të kontribuueseve në Trust.
Në qershor të vitit 2021 çmimi për njësi ka qenë 1.61 euro, duke u rritur vazhdimisht gjatë gjithë vitit, ku në dhjetor të vitit të kaluar kishte arritur në 1.65 euro, përderisa rritja më e madhe është shënuar muajin e kaluar, përkatësisht në 1.722 euro për njësi.
Përndryshe, TKPK-ja i ka në menaxhim rreth 2.4 miliardë euro, përderisa kthimi pozitiv në investime vitin e kaluar ka qenë 365 milionë euro.
/Front Online/