×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Trusti demanton keq Qeverinë: Ka rënie të punësimit në Kosovë!

    FrontOnline
    20 Korrik 2022

    25 mijë. Kjo është shifra që kryeministri Albin Kurti e përmend vazhdimisht kur flet për vendet e reja të punës që thotë se u hapën gjatë qeverisjes së tij.

    Statistikat reale flasin ndryshe. Të dhënat që ka siguruar portali “Front Online” nxjerrin në pah mashtrimin me fjalë të numrit një të ekzekutivit lidhur me këtë temë.

    Ka rënie të punësimit. E rritje të papunësisë.

    Bazuar në të dhënat e Fondit të Kursimeve Pensionale, në tre muajt e fundit të 2021-s – tetor, nëntor dhe dhjetor – numri i kontribuesve në Trust ishte 419 mijë e 654. Kurse në tre mujorin pasardhës – janar, shkurt, mars 2022 – 317 mijë e 803.

    Rënia e llogarive aktive në Trust për 102 mijë, përkthehet në po kaq vende pune më pak në Kosovë në tregun formal, ku edhe bazohet shefi i qeverisë, Albin Kurti kur flet për rritjen e punësimit.

    Sipas nenit 7, pika 4, të Ligjit të Punës, për pagesën e kontributeve dhe detyrimeve tjera ligjore, çdo punëdhënës është i detyruar që të punësuarin ta lajmërojë në Administratën Tatimore të Kosovës, institucionet e tjera të cilat i menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale.

    Të dhënat, e siguruara nga Front Online, ekonomistët po i shohin si shqetësuese.

    “I bjen që për 24.34 % kemi më pak kontributdhënës e që përmes Trustit të Kosovës e nxjerrim një pasqyrë reale se nuk kemi krijim të vendeve të punës, por kemi humbje të vendeve të punës ose pjesërisht kemi punësim informal, pra punëtorët të cilët punojnë në biznese si të paregjistruar e të cilët nuk i gëzojnë te drejtat e tyre të cilat derivojnë nga kontrata e punës”, theksoi ekonomisti Imer Raçi.

    Humbja e vendeve të punës, ky thotë se e thellon akoma më shumë krizën ekonomike.

    “Këto të dhëna duhet të paraqesin një shqetësim për Qeverinë sepse nëse kemi të bëjmë me humbje të vendeve të punës atëherë kriza ekonomike që po vjen si pasoj e rritjes së çmimeve në këto familje thellohet. Gjithashtu papunësia është një parametër matës i zhvillimit ekonomik. Pra, kurrsesi nuk kemi të bëjmë me rritje të vendeve të punës”, u shpreh tutje Raçi.

    Ekonomisti tjetër, Mustafë Kadriaj thotë se matjet e Trustit janë të besueshme, teksa deklaratat e Kurtit për punësimin i quan fontanë dëshirash.

    “Nuk e di ku e merr guximin kryeministri me fol ashtu, kur edhe Trusti jep shifra që janë në kundërshtim me të. Kryeministri vetëm luan me shifra, del me shifra çfarë i konvenojnë atij, për të treguar përformancë më të mirë. Shihet në terren, nuk do shumë deklarime, nuk kemi zhvillim të hovshëm ekonomik”, theksoi Kadriaj për “Front Online”.

    Qeveria ka lansuar të hënën skemën “Qeveria për Familjet”, përmes të cilës tenton ta zbut papunësinë.

    Ekzekutivi synon të mos lë asnjë familje në Kosovë pa të paktën një anëtar të punësuar, duke subvencionuar me maksimumi 300 euro për gjashtë muaj pagën e çdo punëtori të ri në Kosovë.

    Masën po e quan të ngutshme ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.

    “Është e vërtetë që orientimi është që çdo familje ta ketë një të punësuar në sektorin privat, ku paga duhet të jetë e subvencionuar nga shteti 70 për qind po lind pyetja kur qenka kaq i rëndësishëm sektori privat pse ka munguar një dialog i mirëfillte publiko privat. Pse nuk është bërë më tepër që të kemi projekte kapitale ku kish me qenë i involvuar sektori privat”, tha Gërxhaliu për “Front Online”.

    Të dhënat e fundit të Bankës Botërore për varfërinë në Kosovë janë të vitit 2017 dhe, sipas tyre, mbi 23 për qind e qytetarëve të Kosovës jetojnë në varfëri.

    Sipas Agjencisë së Statistikave, papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind.

    Nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

    Sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

    /Front Online/

    Për shkak të punimeve në rrjet në këto zona do ketë ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Ekonomi08 Maj 2024
    18.6 milionë euro. Kaq para i ka ndarë Banka Botërore për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Kosovë. Kjo në kuadër të Projektit...
    Ekonomi08 Maj 2024
    Në pikën e karburanteve “HIB Petrol” në Gjilan një litër naftë të hënën (pardje) shitej 1.16 €, përderisa në pikën e Prishtinës...
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme dhe në këtë periudhë nuk mund të themi...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet...
    Kronika08 Maj 2024
    Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar...
    Lajme08 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin...
    Vip08 Maj 2024
    Këngëtarja me famë ndërkombëtare dhe me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka treguar një dashuri të veçantë për Shqipërinë, zgjedhur si destinacioni i...
    Sport08 Maj 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Bayern Munichut. Ky duel është i vlefshëm për fazën gjysmëfinale të Ligës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.