×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump shfrytëzon fuqitë presidenciale në natën e dytë të konventës së republikanëve

    FrontOnline
    26 Gusht 2020

    Presidenti amerikan, Donald Trump është parë gjithandej gjatë natës së dytë në Konventën Kombëtare të republikanëve, duke përdorur fuqinë presidenciale për të promovuar fushatën e tij për rizgjedhje.

    Tema e natës së dytë ka qenë “Toka e Mundësive”, çka ka ndikuar në tone më pozitive të diskutimit, për dallim nga nata e parë kur në qendër të kritikave kanë qenë ish-nënpresidenti amerikan, Joe Biden, që po garon për president dhe pjesa tjera e demokratëve.

    Ndërkohë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, u ka thënë amerikanëve se presidenti “nuk do të ndalet së luftuari për ju dhe familjet tuaja”.

    Ajo ka folur edhe për pandeminë e koronavirusit, një pikë e dobët në fushatën e bashkëshortit të saj në fushatën për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

    “Dua ta pranoj faktin se prej muajit mars, jeta jonë ka ndryshuar në mënyrë drastike”, ka thënë ajo.

    “Armiku i padukshëm, COVID-19, ka përfshirë shtetin tonë të bukur dhe ka pasur ndikuar te të gjithë ne. Ndjej dhimbje për secilin që ka humbur dikë të dashur”.

    “Administrata e burrit tim nuk do të ndalet së luftuari derisa të ketë trajtim efektiv apo vaksinë për secilin”, ka thënë ajo.

    “Donald nuk do të pushojë derisa të bëjë gjithçka që mundet për t’u kujdesur për secilin që është prekur nga kjo pandemi e tmerrshme”.

    Shtetet e Bashkuara janë një prej territoreve të prekura më së keqi në botë nga koronavirusi, i cili vetëm në SHBA ka lënë të vdekur më shumë se 175,000 persona, ka infektuar të paktën 5.7 milionë amerikanë dhe ka shkatërruar ekonominë.

    Në natën e dytë të Konventës Kombëtare, Trump ka shfrytëzuar fuqinë presidenciale, duke e falur një hajn të bankës, i cili tani udhëheq një program në Las Vegas, për t’iu ndihmuar ish të burgosurve që të përfshihen në shoqëri.

    Mirëpo ceremonitë e zhvilluara nga Shtëpia e Bardhë janë kritikuar nga demokratët, për shkak të përdorimit të pronës federale për qëllime politike, duke përmendur mundësinë e shkeljes së normave etike.

    Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka folur nga Jerusalemi, duke lavdëruar politikën e jashtme e Trumpit, Amerika e Para.

    “Presidenti Trump ka zbatuar synimin e tij, Amerika e Para”, ka thënë Pompeo teksa është duke zhvilluar vizita në disa shtete të Lindjes së Mesme.

    “Kjo mund të mos ketë qenë e famshme në secilin kryqytet të huaj, mirëpo ka funksionuar”.

    Mirëpo paraqitja e Pompeos është dënuar nga demokratët pasi kanë konsideruar se ai ka thyer traditën për disa dekada duke u larguar nga shteti gjatë procesit zgjedhor.

    Pjesë e Konventës kanë qenë edhe dy fëmijët e Trumpit, Eric dhe Tiffany, që po ashtu kanë foluar nga ndërtesa qeveritare.

    Demokratët kanë konsideruar se edhe ata mund të kenë shkelur ligjin.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Ukraina është duke negociuar me ShBA-në për të marrë licencat për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes...
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka përfunduar takimin me kryeministrin Albin Kurti në Kryeministri. Ai ka...
    Lajme10 Janar 2025
    Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma, ka shkuar në Kryeministri për...
    Lajme10 Janar 2025
    Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka prezantuar statistikat që flasin për punën dhe përkushtimin e këtij institucioni ndër vite. Sipas të dhënave,...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani në Presidencë. Në fillim të...
    Lajme10 Janar 2025
    Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në...
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.