×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump revokon mbrojtjen për 530 mijë emigrantë

    FrontOnline
    22 Mars 2025

    Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka thënë se do të revokojë statusin e përkohshëm ligjor të më shumë se gjysmë milioni emigrantëve nga Kuba, Haiti, Nikaragua dhe Venezuela.

    Këta migrantë janë paralajmëruar të largohen nga vendi përpara se të anulohen lejet e tyre dhe mburoja e dëbimit më 24 prill, sipas një njoftimi të postuar nga qeveria federale.

    530,000 emigrantët u sollën në SHBA nën një proces sponsorizimi të epokës Biden të njohur si CHNV, i cili ishte krijuar për të hapur rrugë legale të migracionit. Trump e pezulloi programin sapo mori detyrën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

    Është e paqartë se sa prej këtyre migrantëve kanë qenë në gjendje të sigurojnë një status tjetër përkohësisht që do t’i lejonte ata të qëndronin legalisht në SHBA.

    Programi u lançua nën presidentin demokrat Joe Biden në 2022, duke mbuluar fillimisht venezuelianët përpara se të zgjerohej në vende të tjera.

    Ai i lejoi migrantët dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë të fluturonin në SHBA nëse kishin sponsorë amerikanë dhe të qëndronin për dy vjet nën një status të përkohshëm imigrimi të njohur si lirim me kusht.

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato vlerësoi sot se parafinancimi prej 64,5 milionë eurosh në kuadër të Planit të Rritjes...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Para se të trokasë në dyert e Bashkimit Europian, Shqipëria duhet të jetë gati. Për një “po” në vend të një “jo-je”,...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Pas tragjedisë në Koçan, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e rregullt të 63-të që është mbajtur sot, ka ndryshuar shtatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, ka folur nga Izraeli, pasi u arratis nga Bosnja dhe Hercegovina me një fluturim drejt kryeqytetit...
    Lajme25 Mars 2025
    Është varrosur Nexhmie Haradini, e cila u vra dje në fshatin Stanoc të Vushtrisë, nga Arsim Morina, i cili më pas u...
    Lajme25 Mars 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se marrëveshja që ka arritur kryeministri Albin Kurti në vitin 2023 dhe Statuti i Asociacionit i...
    Lajme25 Mars 2025
    Gjykata Themelore në Prizren sot ka ngritur aktakuzë për sulm dhe kanosje ndaj ministrit në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, dhe...
    Lajme25 Mars 2025
    Luftërat, krizat dhe tendencat autoritare të qeverive po shkaktojnë shqetësim mes zviceranëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët përbëjnë një grup të...
    Bota/Rajoni25 Mars 2025
    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.