×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren në Zagreb

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë.

    Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë ende ndonjë arsye specifike, por zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

    Po ashtu Vuçiç ka emëruar Dragan Shutanovac, si ambasadorin e ri në SHBA.

    Gjithashtu, me dekretin e Presidentit të Republikës, të nënshkruar më 20 mars, Ivo Vojvodiç është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Serbisë në Slloveni, Milan Raviç në Bullgari dhe Davor Trkulja në Etiopi. Këto dekrete hyjnë në fuqi të nesërmen e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”./Top Chanel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse së shpejti nuk...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Sali Zyba, ka folur për FrontOnline pas propozimit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli...
    Lajme19 Prill 2025
    Në qytetin e Mitrovicës së Jugut pak orë para mesnatës ka ndodhur një incident me armë zjarri, ku një i dyshuar ka...
    Lajme19 Prill 2025
    Pas dështimit të dy përpjekjeve radhazi për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës – fillimisht më 15 prill dhe më...
    Lajme19 Prill 2025
    Një 20 vjeçar në Ferizaj është dënuar me gjobë, pikë negative dhe pezullim të lejes së drejtimit pasi i njëjti ka tejkaluar...
    Lajme19 Prill 2025
    Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira te shpërndara. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura...
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.