×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump: Nuk jam i informuar mbi komplote ruse në Afganistan

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Presidenti Donald Trump tha të dielën se nuk ishte informuar në asnjë rast në lidhje me raportet se një njësi e ushtarake zbulimi e Rusisë kishte ofruar fshehurazi shpërblime për militantët talebanë në Afganistan për të vrarë ushtarë amerikanë.

    Trump thumboi artikullin e gazetës New York Times sipas së cilës muaj më parë zyrtarët amerikanë të zbulimit kishin dalë në përfundimin se njësia ruse, e cila ka qenë e lidhur përpjekjet për atentate dhe operacione të fshehta në Evropë që synojnë destabilizimin e Perëndimit, e kishte kryer misionin në Afganistan vitin e kaluar dhe se ai (presidenti) ishte informuar mbi këtë çështje në fund të muajit mars.

    Në një postim në Twitter Trump shkruante se, “askush nuk më ka njoftuar apo më ka thënë diçka mua, Nënpresidentin Mike Pence ose shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows mbi të ashtuquajturat sulme nga rusët ndaj trupave tona në Afganistan, siç raportohet përmes një ‘burimi anonim’ nga agjencia e lajmeve të rreme New York Times. Të gjithë po e mohojnë këtë gjë, nuk ka pasur shumë sulme ndaj nesh”.

    Vitin e kaluar në Afganistan u vranë njëzet trupa amerikane, por nuk ka informacion se cilat vrasje mund të kenë qenë të lidhura me shpërblimet që dyshohet se janë dhënë nga shërbimet ruse të zbulimit.

    Kritikët kanë akuzuar Trump se ka treguar respekt shpesh ndaj presidentit rus Vladimir Putin gjatë mandatit të tij 3-vjeçar në Shtëpinë e Bardhë. Por presidenti shkruante në Twitter se, “askush nuk ka qenë më i ashpër sesa administrata Trump ndaj Rusisë”, duke pretenduar se Moska “ishte argëtuar” gjatë kohës së ish-presidentin Barack Obama dhe nënpresidentin Joe Biden, ky i fundit kundërshtari i Trumpit për zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.

    Udhëheqësi amerikan sfidoi gazetën duke i bërë thirrje “të zbulojë burimin anonim” të informacionit.

    “Vë bast që s’mund ta bëjë, ky ‘person’ me gjasë nuk ekziston”, shkruante Trump.

    Si Rusia ashtu edhe Talebanët i kanë mohuar njoftimet. Moska i ka cilësuar “akuza të pabaza dhe anonime”. Ambasada ruse në Uashington tha se artikulli i New York Times ka “çuar tashmë në kërcënime të drejtpërdrejta” ndaj jetës së punonjësve në ambasadat ruse në Uashington dhe Londër.

    Një zëdhënës i Talebanëve, Zabihullah Mujahid i hodhi poshtë raportet se kryengritësit kanë pasur një marrëdhënie të tillë “me ndonjë agjenci të zbulimi” dhe e quajti artikullin e gazetës një përpjekje për t’i diskretituar ata.

    “Informacionet rreth këtyre lloj marrëveshjesh me agjencinë ruse të zbulimit janë të pabaza. Objektivat tona për vrasje e atentatet ishin të përcaktuara vite më parë dhe i kemi bërë bazuar tek burimet tona”, tha ai duke shtuar se “kjo gjë ndryshoi pas marrëveshjes sonë (talibanëve) me amerikanët jeta e të cilëve është e sigurt dhe ne nuk po i sulmojmë ata”.

    Në fillim të këtij viti SHBA dhe grupi Taliban nënshkruan një “marrëveshje me qëllim paqen” në Afganistan pas më shumë se 18 vitesh konflikti. Aleatët e Amerikës dhe NATO-s ranë dakord se do t’i tërheqin të gjitha trupat deri vitin e ardhshëm nëse militantët do t’i qëndrojnë marrëveshjes. Zoti Trump tha se kishte qenë një “udhëtim i gjatë dhe i vështirë” në Afganistan, por se “ka ardhur koha pas gjithë këtyre viteve që njerëzit tanë të kthehen në shtëpi”.

    Me gjithë mohimin nga Trump lidhur me dyshimet për shpërblime, një ligjvënëse republikane e rangut të lartë në Kongres, Liz Cheney, u shpreh e shqetësuar në lidhje me njoftimet.

    “Nëse njoftimet mbi shpërblime nga Rusia për të vrarë forcat amerikane është i vërtetë, Shtëpia e Bardhë duhet të japë shpjegime: Pse nuk janë informuar presidenti ose nënpresidenti?”, shkruante ajo në Twitter.

    Cheney pyeste gjithashtu nëse ky informacion gjendje në raportimin e përditshme që i bëhet presidentit të Trump.

    “Kush e dinte dhe kur? Çfarë është bërë në funksion të mbrojtjes së forcave tona si dhe vendosjes së Putinit para përgjegjësisë?”, shkruante Cheney, vajza e ish-nënpresidentit amerikan Richard Cheney.

    Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trumpit, John Bolton, i cili pretendon në një libër të sapo publikuar se Presidenti është i papërshtatshëm për të drejtuar vendin, i tha rrjetit televiziv CNN se postimi i Trumpit në Twitter mbi këtë çështjen tregon se ai nuk është i shqetësuar për “sigurinë e forcave tona”, por “nëse ai i kishte kushtuar vëmendje” raporteve të zbulimit për të cilin dyshohet se është informuar. /VoA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Shqipëria pritet të përfshihet nga moti me reshje të dendura shiu. Ministria e Mbrojtjes në Tiranë, ka apeluar për strukturat qendrore dhe...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Gjatë gjithë jetës të Ivanka Trump, ajo punoi për babanë e saj. Kur Donald Trump ishte një manjat i pasurive të patundshme,...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Ja çfarë dihet deri më tani për njeriun që u arrestua si i dyshuari për sulmin me makinë në një treg Krishtlindjesh...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gresa ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke folur në të folmen e Tetovës. “Aaa, Rovenes i dol gjumi, hajt shko...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.