×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trump mendon hapjen e disa pjesëve të SHBA’së

    FrontOnline
    18 Prill 2020

    Presidenti Donald Trump lajmëroi se po mendon që disa pjesë të vendit të hapen në javët e ardhshme. Në SHBA situata është përkeqësuar, ndërsa në disa shtete grupe protestuesish po kundërshtojnë urdhrat për të ndenjur në shtëpi dhe po kërkojnë hapjen e ekonomisë.

    Presidenti u shpreh se në shumë shtete aftësitë për të testuar janë të mjaftueshme për të mundësuar rihapjen e ekonomisë.

    “Në javët në vazhdim, mendoj se do të shihni ndërmarrjen e hapave shumë dramatike, por në mënyrë të sigurt. Vërtet mund të ketë hapje por me përparësi është siguria”, tha Trump, raporton VOA.

    Në shtete si Idaho, Miçigan, Teksas dhe Virxhinia qytetarët po protestojnë duke kërkuar rihapjen e ekonomisë. Presidenti u doli në mbrojtje atyre, duke nxitur në Twitter, përkrahësit e tij të “çlirojnë” tre shtete me guvernatorë demokratë.

    “Këta njerëz po shprehin pikëpamjet e tyre. Ata më duken shumë të përgjegjshëm. Ata janë trajtuar ashpër”, tha presidenti.

    Një nga guvernatorët që ai vuri në shënjestër, ishte demokrati nga Virxhinia, pranë Uashingtonit, Ralph Northam.

    “Unë dhe stafi im jemi në mes të një lufte biologjike. Nuk kam kohë të përfshihem në luftëra në Twitter. Do të vazhdoj të bëj gjithçka për t’i mbajtur të sigurt qytetarët dhe për të shpëtuar jetë”, tha ai.

    Dr. Anthony Fauci, eksperti kryesor për sëmundjet infektive tha se e kupton acarimin e njerëzve por se ai e sheh çështjen nga këndvështrimi i shëndetit publik.

    “Por roli im kryesor është të bëj rekomandime për të mbrojtur shëndetin e dhe sigurinë e popullit amerikan. Dhe shpresoj që njerëzit ta kuptojnë se kjo është arsyeja që po veprojmë në këtë mënyrë”, tha ai.

    Disa shtete të drejtuara nga republikanët po i lehtësojnë masat që synojnë ndaljen e koronavirusit. Presidenti Trump paraqiti këtë javë një udhërrëfyes me tre faza për lehtësimin e kufizimeve, duke filluar me shtetet që kanë pasur rënie të rasteve me koronavirus.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.