Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, e ka konfirmuar në rrjetin social “Truth Social”, se është arritur një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit.
“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen së shpejti. Faleminderit”, ka shkruar Trump.
Qytetarë të shumë palestinezë në Rripin e Gazës, kanë nisur të festojnë, pas lajmeve se është arritur një marrëveshje armëpushimi.
Marrëveshja do t’i jepte fund luftimeve më shumë se 15-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, të cilat kanë çuar në vdekjen e mbi 46,000 palestinezëve në Gaza.
Edhe familjarët e pengjeve izraelite janë mbledhur në Tel Aviv, duke pritur me padurim për të dashurit e tyre që po mbahen nga Hamasi që nga 7 tetori i vitit 2023.