×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Truku përmes të cilit eliminoni rrudhat në çarçaf pa përdorimin e hekurit

    FrontOnline
    29 Prill 2022

    Një video e popullarizuar në TikTok me titull “Tre truke që do të dëshironit t’i kishit provuar më parë”, sjell një mënyrë të thjeshtë për të hequr qafe rrudhat e çarçafit pa përdorimin e hekurit.

    Hekurosja e çarçafit para se ta vendosni në shtrat është një punë që kërkon kohë dhe shpesh fizikisht të mundimshme. Megjithatë, një përdoruese e TikTokut tregoi një mënyrë të shkëlqyer për t’u siguruar që çarçafët tuaj të mos rrudhen ndërsa i vendosni në shtrat.

    Chantel Mila, e cila ndan metodat për pastrimin dhe rregullimin e shtëpisë në TikTok, ndau gjithashtu një video të “Tre trukeve që do të dëshironit t’i kishit provuar më parë” dhe propozimi i dytë tërhoqi vëmendjen më të madhe.

    (Foto: NYT)

    “Spërkatni çarçafin me ujë derisa e rregulloni shtratin për të hequr rrudhat pa hekurosje”, ka shkruar në ajo.

    Në video, Chantel spërkat çarçafët me ujë teksa i vendos në krevat, ndërsa palosjet dhe vijat u zhdukën në mënyrë magjike derisa e bëri këtë.

    Me siguri keni qenë duke ndërruar çarçafin në mënyrë të gabuar, kjo është mënyra më e lehtëMe siguri keni qenë duke ndërruar çarçafin në mënyrë të gabuar, kjo është mënyra më e lehtë

    Kur u pyet nëse çarçafët duhej të liheshin të thahen, Mila u përgjigj se atyre u duheshin vetëm disa minuta tharje në ajër.

    Ky truk funksionon edhe te rrobat – thjesht spërkateni me ujë dhe tërhiqeni përpara se ta lini të thahet plotësisht në një radiator ose pajisje ajrimi.

     

    Which one will you try first? 💛 #lifehacks #lifehack #hometips

    ♬ About Damn Time – Lizzo

     

    Nga këshillat e tjera të Chantel në video, përfshijnë përdorimin e grepave për të mbajtur kabllon e karikuesit të telefonit në një vend.

    Ajo sugjeroi gjithashtu që të shtoni gjysmë filxhani kripë në lavatriçe për të mbajtur ngjyrën e rrobave të errëta. Megjithatë, ky sugjerim shkaktoi polemika mes shumë njerëzve, të cilët thanë se shtimi i kripës në lavatriçe do të shkaktonte ndryshk.

    Nga Rubrika
    Lifestyle29 Nëntor 2024
    Problemet me lëkurën mund të trajtohen nëpërmjet kurave të ndryshme farmaceutike apo kozmetike, por përpara përdorimit të tyre ekspertët rekomandojnë trajtimet natyrale....
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Të tjera
    Lajme30 Nëntor 2024
    Një shpërthim në veri të vendit të premten mbrëma ka dëmtuar një kanal që furnizon dy termocentralet e Kosovës, gjë e cila...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës e ka quajtur akt terrorist të kryer nga një ose disa persona shpërthimin në Ibër-Lepenc të premten në mbrëmje....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorhn Rohde ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Rohde përmes një...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Pas shpërthimit në Ibër Lepenc, KFOR-i amerikan ka dalur në vendin e ngjarjes. Për të sanuar dëmin janë vendosur makineri të rënda....
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë konferencës së jashtëzakonshme, ka gjetur kohë për të goditur mediat. Kurti ka kërkuar nga qytetarët që...
    Lajme30 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi i fundit në kanalin ujor është orkestruar nga Serbia, duke e konsideruar si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.