×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia për sul*min në Ibër-Lepenc: Akt terr*orist

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Policia e Kosovës e ka quajtur akt terrorist të kryer nga një ose disa persona shpërthimin në Ibër-Lepenc të premten në mbrëmje.

    Policia përmes një komunikate për media ka thënë se janë duke kryer hetime intensive për ta zbardhur rastin.

    Sipas tyre, shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale.

    “Policia e Kosovës, rreth orës 19:00 ka siguruar informacione se në veri të vendit, në fshatin Varage të Zubin Potokut, është sulmuar dhe dëmtuar infrastruktura kritike e kanalit të ujit “Ibër Lepenci”. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe lidhur me rastin kanë njoftuar të gjitha institucionet kompetente, atë të Emergjencave, Ujësjellësit, Ibër Lepencit dhe KEK-ut. Nga Policia e Kosovës dhe institucionet kompetente, janë ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë, të ndalimit të rrjedhjes së ujit si dhe mundësisë së sanimit të kanalit të ujit. Njëkohësisht nga Policia e Kosovës, njësia për trajtimin e materieve eksplozive janë duke u kryer hetime intensive dhe ekzaminime në vendin e ngjarjes, nga të cilat është konstatuar se shpërthimi/detonimi ka qenë sulm i qëllimshëm, akt kriminal terrorist i kryer nga person/a të dyshuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Ata kanë kërkuar nga qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion ta ndajnë me Policinë.

    “Bashkërendimi i veprimeve në terren, është duke vazhduar nga institucionet e Kosovës, e po ashtu lidhur me rastin janë njoftuar edhe institucionet ndërkombëtare të sigurisë. Policia e Kosovës, ka rritur masat e sigurisë në lokacionet sensitive dhe do të vazhdojë të punojë intensivisht drej zbardhjes dhe ndriçimit të rastit, për të cilin nga hetimet fillestare ekziston dyshimi i bazuar se sulmi ka qenë i qëllimshëm dhe i kryer me eksploziv nga individ apo grup kriminal, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Policia e Kosovës do të përdorë të gjitha aftësitë dhe asistencën nga komuniteti ndërkombëtar për të hetuar provat dhe për të gjetur personat përgjegjës për dëmtimin e furnizimit me ujë të vendit, të furnizimit të termocentraleve e të Zubin Potokut, e që mund të dëmtojë qytetarët. Së bashku, do të përpiqemi për të gjetur individët përgjegjës për këtë rast e edhe për sulmet tjera ndaj stacionit të policisë në Zveçan dhe ndërtesës së komunës.

    Nëse qytetarët kanë ndonjë informacion apo dinë diçka, iu lutemi të lajmërojnë në stacionin më të afërt të Policisë ose në mënyrë anonime duke përdorur numrat kontaktues: 192, 080019999, 038 550 999 dhe në [email protected]”, vijon njoftimi.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar për situatën e ndodhur sot në Kuvend, ku kryeparlamentari Glauk Konjufca,...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Ndihmëssekretari i NATO-s Tom Goffus, e ka pritur në takim presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin. Goffus dhe Osmani, kanë diskutuar edhe për...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka postuar në Facebook një pjesë të adresimit të tij në Këshillin e...
    Të tjera
    Vip05 Dhjetor 2024
    Modelja e njohur, Afrona Dika është mjaft aktive në rrjetet sociale, me postime të ndryshme. Ajo ndan me ndjekësit e saj, momente...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka folur për arrestimet e sotme që Gjykata Speciale i bëri në...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Sot, për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Onkologjisë në kuadër të Shërbimit të Radioterapisë, ka filluar aplikimi i metodës...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Driloni e ka pyetur Xuxin pse po dëshiron të prishë marrëdhënien e tij me Sarën. Kjo pyetje u prit me të qeshura...
    Lajme05 Dhjetor 2024
    Një premtim i shpalosur vite më parë nga VV ka kaluar sot në Kuvend edhe në lexim të dytë. Liburn Aliu, ministër...
    Vip05 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme, banorët e shtëpisë më të madhe në vend nuk kanë gjetur qetësi. Sa përplasej Xuxi me Gresën, sa...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.