×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania do të ridislokojë sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot në Poloni

    FrontOnline
    30 Nëntor 2024

    Gjermania ka ofruar ridislokim të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot në vendin anëtarë të NATO-s, Poloni, në nisje të fillimit të vitit të ardhshëm, njoftoi të enjten ministria e Mbrojtjes së Gjermanisë.

    Në deklaratë thuhej se këto njësi mund të vendosen deri në gjashtë muaj.

    “Me ketë masë ne mund të mbrojmë një qendër logjistike në Poloni që ka rëndësi të madhe për dërgimin e pajisjeve në Ukrainë”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

    Homologu i tij polak Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha përmes një postimi në rrjetin X se Varshava e mirëpret vendimin.

    Gjermania dislokoi 300 trupa dhe tre sisteme Patriot në Poloni, nga fillimi i janarit deri në nëntor të 2023.

    Baza e tyre ishte në qytetin Zamosc, rreth 50 kilometra nga kufiri me Ukrainën.

    Ndërkohë, të premten kancelari gjerman Olaf Scholz zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin ukrainas President Volodymyr Zelenskiy, të cilin, siç tha e siguroi se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Kjo ishte biseda e tyre e parë zyrtare që kurse zoti Scholz bisedoi me Presidentin rus Vladimir Putin, më herët gjatë këtij muaji.

    “Rashë dakord me (Presidentin Zelenskyi që të qëndrojmë në kontakt, nën dritën e rrugëve të mundshme për paqe të drejtë”, shkroi kancelari gjerman në rrjetin X, të premten.

    Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se biseda kishte qenë “konstruktive” dhe se Prisdenti Zelenskiy e kishte falenderuar qeverinë gjermane për ndihmën ushtarake, veçanërisht atë për mbrojtjen ajrore.

    Në Ukrainë, një ditë pas sulmeve masive ruse ndaj infrastrukturës energjitike, ekipet po punojnë për riparimin e dëmeve. Më shumë se 1 milionë banorë mbetën pa energji si pasojë e goditjeve me drone dhe raketa nga Rusia ndaj rrjetit elektrik të Ukrainës .

    Ndërkohë, ministri rus i Mbrojtjes Andrei Belousov po qëndron në Korenë e Veriut për bisedime me udhëheqës polItikë dhe ushtarakë. Ministria ruse nuk dha informacion se me kë do të takohej zotit Belousov apo qëllimin e bisedimeve. Media shtetërore koreano-veriore nuk konfirmoi vizitën.

    Vizita vjen disa ditë pas Presidenti i Koresë së Jugut President Yoon Suk Yeol u takua me një delegacion ukrainas të udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov. Ai bëri thirrje që dy vendet të planifikojnë masa në përgjigje të dislokimit të mijëra trupave koreno-veriore në Rusi, në mbështetje të luftës së Rusisë në Ukrainë./VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Një 19-vjeçare e lindur në Kenia dhe banuese në zonën e Milanos, u arrestua me akuzën e “rekrutimit me qëllim terrorizmin ndërkombëtar”....
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Dje, Qeveria në Francë u rrëzua përmes një mocioni mosbesimi në Parlament. Michel Barnier kishte ecur në një litar të ngushtë politik...
    Bota/Rajoni05 Dhjetor 2024
    Policia e Koresë së Jugut është udhëzuar që të ndalojë urgjent udhëtimin e Kim Yong-hyun, ish-ministrit të Mbrojtjes, dorëheqja e të cilit...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Dhjetor 2024
    Një person i moshës 80-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një banesë në fshatin Shtoj i Vjetër...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, iu ka bërë thirrje prindërve dhe personelit arsimor që të shtojnë kujdesin në përmbajtjen që...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Pauli sërish qe temë diskutimi mes Kevinit, Rovenës dhe Gjestit. Kevini në një moment, tregonte një situatë sesi ai theu disa prej...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Gjesti është përballur me një situatë të sikletshme, në një moment kur i janë shqyer xhinset. Megjithatë këtë moment ai e ktheu...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave dhe kryesisht ka pasur raste të vjedhjeve të...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nesër do të shkoj për vizitë në Sarajevë por ende nuk dihet se me cilët zyrtarë shtetëror...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.