×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Tri simptoma kanceri që mund të shfaqen në mëngjes

    FrontOnline
    29 Nëntor 2022

    Simptomat e kancerit janë të ndryshme, por ekzistojnë tri simptoma të cilat shfaqen në orët e mëngjesit dhe të cilat nuk duhet t’i injoroni.

    Kanceri rritet në heshtje, por sipas një hulumtimi të Cancer Research UK, janë tri simptoma të kancerit të cilat shfaqen në orët e mëngjesit.

    Ato janë: lodhja, të vjellat dhe dhembja e kokës.

    Siç theksohet në këtë studim “lodhja është shumë e shpeshtë te njerëzit të cilët vuajnë nga kanceri dhe shpesh mund të jetë edhe simptoma më e rëndë”.

    “Shumica e njerëzve thonë që ai është efekti më shkatërrues i padëshiruar nga të gjitha simptomat e kësaj sëmundjeje të rrezikshme. Dhe lodhja ka të bëjë me kancerin dhe mund të ndikojë shumëfish te njeriu, edhe fizikisht, edhe emocionalisht, edhe mendërisht”, theksohet në hulumtimin e Cancer Research UK.

    Sipas shpjegimeve të shkencëtarëve, lodhja në rastin e kancerit më së shpeshti është rezultat për shkak që qelizat e kancerit shterojnë rezervat e materieve ushqyese të trupit në mënyrë që të zhvillohen dhe avancojnë.

    Studimet tregojnë se lodhja mund të jetë më e theksuar te kanceri i gjakut, sepse këto sëmundje e kanë origjinën në palcën e eshtrave. Palca e eshtrave është një përcaktues jetik i ashpërsisë së kancerit, sepse është përgjegjëse për prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat transportojnë oksigjen në pjesë të ndryshme të trupit. Megjithatë, edhe pse lodhja mund të jetë më e theksuar në kancerin e gjakut, ajo është një sëmundje e zakonshme në të gjitha llojet e tumoreve.

    Të përzierat, si simptomë e kancerit, janë karakteristike për tumoret e trurit, tumoret e mëlçisë dhe tumoret gastrointestinale. Njerëzit me kancer të avancuar shpesh ndihen shumë të sëmurë dhe kjo gjendje, sipas studiuesve, shkaktohet nga trajtimi i kancerit me kimioterapi ose rrezatim, rritja, përhapja e kancerit, bllokimi i zorrëve ose vendi ku tumori u zhvillua kryesisht.

    Megjithatë, studiuesit vërejnë se përzierja mund të jetë një efekt anësor i disa komplikimeve të tjera shëndetësore dhe rrallëherë lidhet me kancerin. Gjithashtu, të vjellat e mëngjesit shpesh interpretohen si një tregues i qartë se sëmundja po merr vrull, veçanërisht në rastin e kancerit të gjirit.

    “Shenjat që kanceri i gjirit mund të jetë përhapur në tru përfshijnë të përzierat, veçanërisht kur pacienti zgjohet në mëngjes. Ky mund të ndodhë edhe me simptoma të caktuara të një tumori të trurit,” tha Cancer Research UK.

    Dhimbjet e kokës janë një nga simptomat kryesore të tumoreve të trurit, por ka shumë arsye për dhimbje koke. Dhimbjet e kokës të shkaktuara nga një tumor i trurit mund të kenë disa karakteristika të veçanta – për shembull, ato mund të jenë të rënda dhe të vazhdueshme. Ato mund të përkeqësohen gjatë disa ditëve ose mund të bëhen “më keq në mëngjes”.

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle14 Janar 2025
    Të marrësh kilogramët që humbe me aq mundim është frustruese! Pavarësisht dietave, ushtrimeve fizike ti “i fitove” sërish, por pse? Ka disa...
    Lifestyle13 Janar 2025
    Një studim në Mbretërinë e Bashkuar sugjeron se një grusht qumështi çdo ditë në një gotë çaji mund të zvogëlojë rrezikun e...
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Të tjera
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e...
    Lajme14 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se ngado që...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet në  zgjedhjet e 9 shkurtit, Altin Krasniqi nga radhët e Partisë  Demokratike të Kosovës ka njoftuar për takimin e...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ferat Shala ka shkruar për takimin me banorët e Shtuticës. Shala thotë se banorët e këtij fshati...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Gazmend Konjufca, familjar i afërt i kryeparlamentarit Glauk Konjofca të Vetëvendosjes, ka vendosur që ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës. Madje ai...
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka folur edhe për veteranët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.