×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Tri rreziqe shëndetësore të fjetjes në temperaturë të nxehtë

    FrontOnline
    25 Nëntor 2023

    Derisa temperaturat vazhdojnë të bien, ngrohja është ndezur në të gjitha shtëpitë. Shumë e lënë ngrohjen lëshuar gjatë gjithë natës, por kjo mund të paraqesë një rrezik për shëndetin.

    Të gjithë e dimë se ulet më shumë gjatë natës, por ngrohja e shtëpisë tuaj gjatë fjetjes mund të ketë disa efekte të padëshiruara në shëndetin tuaj të përgjithshëm.

    Në vijim janë tri rreziqet shëndetësore të fjetjes me ngrohjen lëshuar:

    Mund t’jua çrregullojë gjumin

    Fjetja në një dhomë të ngrohtë ndonjëherë mund t’jua çrregullojë gjumin ose t’ju zgjojë në mes të natës.

    “Nëse dhoma është shumë e nxehtë, organizmi ynë duhet të punojë shumë për ta rregulluar temperaturën e trupit gjatë natës. Kjo mund të rritë vigjilencën dhe të zvogëlojë kohën e gjumit të thellë që është gjumi më i rëndësishëm për rikuperim, i cili na lejon të ndihemi të çlodhur dhe energjikë ditën tjetër”, ka thënë për Sky News, konsulentja e gjumit, Maryanne Taylor, nga ‘The Sleep Works’.

    Temperatura ideale për dhomën tuaj gjatë natës është ndërmjet 15.6 deri në 20°C për një gjumë të mirë.

    Ju bën më të prirë ndaj ftohjes

    Vrimat e hundës kanë nevojë për njomje që t’i bllokojnë viruset që qarkullojnë për të mos ju sëmurur. Megjithatë, rritja e nxehtësisë gjatë natës mund të tërheqë lagështinë nga vrimat e hundës, duke ju bërë më të prekshëm ndaj ftohjes, gripit dhe infeksioneve të sinuseve.

    Ngrohja gjithashtu mund të ngrejë re pluhuri dhe alergjenë të tjerë që mund t’i inflamojnë sinuset tuaja.

    Ndërkohë, hulumtimi nga Universiteti Mjekësor i Varshavës ka treguar se disa metoda të ngrohjes së ambienteve të brendshme janë faktorë të rëndësishëm rreziku për rinitin alergjik dhe astmën.

    Mund ta thajë lëkurën

    Sa i përket lagështisë, lënia e nxehtësisë gjatë natës mund ta thajë lëkurën tuaj. Lëkura e thatë e shkaktuar nga nxehtësia mund të nënkuptojë se jeni më të ndjeshëm ndaj shpërthimeve të sëmundjeve, si psoriaza dhe ekzema.

    Ngrohja shton një shtresë shtesë stresi në menaxhimin e lëkurës së thatë, e cila është veçanërisht problematike kur keni kushte para-ekzistuese të lëkurës, si psoriaza ose ekzema.

    Shenjat paralajmëruese se lëkura juaj mund të jetë shumë e thatë janë nëse ndihet e ashpër në prekje ose fillon të luspohet./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Pas debateve të ashpra dhe tensionuese mes banorëve, Rovena dhe Sara kanë diskutuar. Rovena i kërkoi aleancë Sarës, pasi thotë se duan...
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...
    Vip10 Janar 2025
    Tre drona janë parë sot në shtëpinë e Big Brother Albania. Që të tretë ishin për Gjestin. Ai pas kësaj u pa...
    Bota/Rajoni10 Janar 2025
    Gjykatësi i Nju Jorkut, i cili kryesoi çështjen e parave të “heshtura” të Donald Trump të premten, e dënoi presidentin e zgjedhur...
    Sport10 Janar 2025
    Superliga e Kosovës në basketboll, këtë fundjavë vjen me ndeshjet e xhiros së 16-të. Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.