Komuna e Skenderajt ka konfirmuar edhe për tri raste të reja me koronavirus.
Kryetari Bekim Jashari ka bërë të ditur se IKSHP ka njoftuar edhe për tri raste pozitive me COVID-19 në këtë komunë.
“Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe tani rastet futen në vetë izolim. Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon. Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese”, ka shkruar Jashari në Facebook.
Ndryshe, Skenderaj, qe nga 13 marsi kur u regjistruan rastet e para në Kosovë, e deri më tash, ka gjithsej 26 persona të prekur me COVID-19.