×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tri kosovare përfshihen në një skandal në Zvicër, rrëmbejnë dhe torturojnë kolegen e tyre

    FrontOnline
    26 Maj 2020

    Një grup prej tri kosovareve është përfshirë në një skandal në Zvicër, pasi ato akuzohen se kanë rrëmbyer dhe torturuar një kolege të tyre.

    Në fakt, siç përshkruhet në mediat zvicerane, vetë akuza është tronditëse. Për shkak se Mira A. një  23 vjeçare  e paraqiti shoqen e saj  kosovare në Agjencinë për Mbrojtjen e Fëmijëve,  ajo u rrëmbye, rrah dhe keqtrajtua nga nëna e akuzuar dhe tri shoqet e saj. Kur kosovarja me inicialet  Lara O. e mori vesh për këtë, ajo mendoi për hakmarrje. Ajo informoi tri bashkatdhetarët e saj: Alba Z. (23) dhe dy motrat Svea  (25) dhe Dinora K.  (29).

    Nga goditjet në fytyrë tek poshtërimi me një dildo (lodër seksuale), këto janë torturat nëpër të cilat u desh të kalojë gruaja zvicerane, shkruan Bild, transmeton Reporteri.

    Në aktakuzën e prokurorisë thuhet se  e reja me prejardhje nga Kosova, Alba Z. i ngriti viktimës kurth duke caktuar një takim me të në parkingun e një restoranti në Kloten ZH. Pjesa tjetër e vajzave po i priste atje. Ato e morën viktimën e futën në veturë dhe e tërhoqën në një pyll.

    Katër gratë më vonë e tërhoqën viktimën në banesën e Lara O dhe Svea K., duke e kërcënuar në forma të ndryshme.

    Vetë Lara, kosovarja që e torturoi viktimën, shpjegon sesi plani i saj i hakmarrjes mund të përshkallëzohej. Në një intervistë në zyrën e avokatit të saj të Cyrihut, Hugo Werren (69), i njohur si “Doctor Hugo”, ajo rrëfeu: “Gjithçka  më doli nga dora. Më vjen shumë keq”.

    Aty zvicerania Mira thuhet se u përgjërua për falje, ndërsa ato  e filmuan, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Viktima duhej keqtrajtuar dhe poshtëruar më shumë. Ajo u detyrua të qëndronte nudo para kamerës, të fliste për preferencat e saj seksuale – dhe ta paraqiste veten si një e varur nga seksi.

    Atëherë viktima duhej ta kënaqte veten me një lodër seksuale, sipas aktakuzës.

    Pas trajtimeve dhe kërcënimeve zvicerania u la e lirë. Ajo lajmëroi menjëherë policinë. Disa ditë më vonë, tri kosovaret u dërguan në paraburgim. Gjyqi  pritet të zhvillohet në mes të qershorit në gjykatën e rrethit të Bülach ZH. Prokuroria i akuzon ato për rrëmbim, privim të lirisë dhe detyrim seksual.

    “Viktima madje besonte se mund të vritej”, shkruan prokurori. Kosovaret pritet të dënohen me disa vjet burgim.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.