×
  • Lajme
  • Lajme

    Tri familje bllokohen nga bora në Zllashë të Prishtinës

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2021

    Tri familje kanë mbetur të bllokuara në fshatin Zllashë të Prishtinës, pasiqë bora që ka rënë nuk është larguar dhe ka pamundësuar qarkullimin atje.

    Një person me inicialet S.K që banon në qytet, por udhëton zakonisht për në këtë fshat pasiqë ka një fermë të pulave është ankuar për problemin.

    Ai tregoi për Klankosova.tv. se dje është dashur të kthehet në këmbë nga fshati sepse udhëtimi ndryshe ishte i pamundur.

    “Janë rreth 10 shtëpi në fshat, në njërën nga to është një familje që jeton atje, kurse dy familje të tjera kanë shkuar vetëm për vikend dhe janë bllokuar. Unë kam kontaktuar me komunën dhe ata e kanë dërguar një kompani, nuk e di emrin e saj, e cila filloi punimet por ndaluan duke thënë se po e kanë të pamundur ta heqin borën përshkak të terrenit” , u shpreh ky qytetar.

    Ai tregoi se mjetet e kompanisë kanë mbetur rrugës dhe se do të kontaktojë edhe me policinë për të gjetur një zgjidhje./FrontOnline

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Në rastin e shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në...
    Lajme08 Maj 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe...
    Lajme08 Maj 2024
    James O’Brien njofton për diskutime të rëndësishme me Escobar dhe Lajçak për koordinimin e strategjive për të çuar përpara Kosovën dhe Serbinë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Nga nesër veç më mund të shpallim koalicionin e ndryshimit mes VMRO-së dhe VLEN, këtë e tha në sheshin e Tetovës Bilall...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Janë numëruar më shumë se 76% e votave në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Është duke prirë kandidatja e VMRO Gordana...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kishte një diskutim përmbajtësor në World Affairs Council në...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    KSHZ ka publikuar rezultatet e para për zgjedhjet presidenciale. Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kandidati për president Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren...
    Sport08 Maj 2024
    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes Real Madridit dhe Bayern Minuchut. Skuadrat kanë shkuar në pushim me rezultat 0-0,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.