×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Trembëdhjetë të arrestuar nën akuzat për vënien e zjarrit në ishullin grek

    FrontOnline
    22 Qershor 2024

    Autoritetet greke kanë arrestuar 13 persona pasi fishekzjarret e nisura nga një jaht ndezën një zjarr në pyll në një ishull pranë Athinës, ndërsa vendi po përballet me një sezon të ri të zjarreve vdekjeprurëse të verës.

    Kryebashkiaku i ishullit të Hydra-s shprehu “zemërim” pasi zjarri u ndez vonë dhe u zotua për veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës.

    Ndërkohë, dhjetëra zjarre në Greqi këtë javë kanë lënë të vdekur të paktën një person.

    “Zjarri i fundit “u shkaktua nga fishekzjarrët e lëshuar nga një varkë dhe dogji pyllin e vetëm me pisha në ishull në një vend që është i vështirë për të pasur qasje dhe nuk ka rrugë”, tha ekipi i zjarrfikësve.

    Bëhet e ditur se 13 persona të akuzuar për përfshirje në rast janë arrestuar pas një hetimi të dhe do të paraqiten para prokurorisë së shpejti, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

    Por, nuk janë dhënë detaje për të dyshuarit.

    Në krye të thirrjes për veprime ligjore kundër njerëzve “të papërgjegjshëm”, kryetari i bashkisë Giorgos Koukoudakis tha se autoritetet duhej të krijonin më shumë zona kundër zjarrit dhe rrugë nëpër pyje.

    Ndryshe, një tjetër zjarr shpërtheu në ishullin Andros. Katër fshatra u evakuuan dhe aeroplanë dhe helikopterë u sollën për të shuar flakët.

    Shërbimi i mbrojtjes civile bëri thirrje për vigjilencë ekstreme sepse rreziku i zjarreve ishte “shumë i lartë”, veçanërisht në rajonin e Atikës, gadishullin e Peloponezit dhe në Greqinë qendrore.

    Siç raportohet, Greqia po përgatitet për një verë të vështirë pasi autoritetet paralajmërojnë se erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë rritur rrezikun e përhapjes së zjarreve.

    Festo Bajramin me ofertën All Inclusive të Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Sot bëhen 23 vite që nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001, të cilat ndryshuan përgjithmonë qytetin e Nju Jorkut dhe SHBA-në....
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Ashtu siç ka ndodhur prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar, Sali Berisha, ish-kryeministri i Shqipërisë,  do të vijojë të qëndrojë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, priti...
    Lajme11 Shtator 2024
    Sot Qeveria në mbledhjen e 220-të të saj miratoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Por,...
    Lajme11 Shtator 2024
    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është dhënë fjala përfundimtare në rastin ku Shaip Ferizi, Shqipe Avdiu, Arben Jashari, Mustafë Vitija, Hajdar Jashari,...
    Bota/Rajoni11 Shtator 2024
    Franca do të ketë Qeveri të re “javën e ardhshme”, tha kryeministri konservator i zgjedhur së fundi, Michel Barnier, teksa ai po...
    Sport11 Shtator 2024
    Në mesin e mbi 22 mijë tifozëve në “Air Albania”, edhe ky vogëlush ishte për ta parë nga afër Shqipërinë ndaj Gjeorgjisë....
    Vip11 Shtator 2024
    Ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Edona James vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Sidomos në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.