×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Treg i përbashkët e bursë energjetik Kosovë-Shqipëri, sigurohet furnizimi e çmime të përballueshme

    FrontOnline
    07 Dhjetor 2021

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka mbajtur konferencë për integrimin e tregut të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, raporton Ekonomia Online.

    Me këtë rast u nënshkrua edhe memorandumi i bashkëpunimit për njohjen reciproke të licencave për veprimtarinë e tregtimit dhe furnizimit të energjisë elektrike ndërmjet ZRrE-së dhe Entit Rregullator të Energjisë së Shqipërisë (ERE).

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri është shumë i rëndësishëm në fushën e energjisë.

    Ajo më tej tha se do të bëjnë reforma të thella në sektorin e energjisë, ngase të dy shtet mbeten të varuara nga importi.

    Bursë të përbashkët të energjisë ka paralajmëruar Rizvanolli.

    “Si ministre e Ekonomisë këtë sfidë e shoh mendësinë e nisjes të një kapitulli të ri për vendin tonë. Sektori i energjisë është një ndër shtyllat kryesore për zhvillimin ekonomik të Kosovës”.

    “Shqipëria dhe Kosova mbeten të varura nga importet për të garantuar furnizimin me energji elektrike. Do të bëjmë reforma të thella në sektorin e energjisë. Dekabornizimi deri në vitin 2050, reforma të përballueshme për qytetarët. Bursë të energjisë bashkë me Shqipërinë”.

    Ilir Bejta zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë tha se ky është guri i parë i rëndësishëm që vendosin për dy tregjet midis Kosovës dhe Shqipërisë.

    Bejta tha se do ta marrin seriozisht këtë iniciativë e jo vetëm si projekt, duke kërkuar hapa konkret në funksionalizimin e bursës së përbashkët.

    “Integrimi në shumë burime, jemi duke e ndjerë efektin e hapave të dekarbonizimit. Duhet ta marrin seriozisht këtë iniciativë, ngase tash e 4 muaj është rritur çmimi. Tregu i madh, investime të reja. Një sfidë është edhe sigurimi i burimeve të tjera të energjisë”.

    “Duhet të shkojmë në liberalizim të tregut të energjisë. Duhet të garantojmë sigurinë e furnizimit me energji. Integrimi i tregjeve mundëson furnizim të rregullt. Të fillojmë për hapat që të ecim sa më shpejt me institucionet që lidhen me bursën, që të kemi tregun e përbashkët të energjisë”.

    Uner Fejzullahu, kryesues i Bordit të ZRrE-së, tha se ky projekt ka mbështetje edhe nga institucionet ndërkombëtare.

    “Në tetor të këtij viti në Tiranë kemi nënshkruar marrëveshjen kornizë për bashkimin e dy tregjeve dhe sot ne nënshkruajmë memorandumin për njohjen e ndërsjellët të licencave”.

    Petrit Ahmeti, kryesues i Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike në Shqipëri, tha se nuk do të mungojë më asnjë moment mbështetja për Kosovën dhe se do të jenë vigjilent gjatë operimit

    “Energjia elektrike është jetike për konsumatorin shqiptar”.

    Louay Samouie, udhëheqës i ekipit për energji në USAID tha se qëllimi është krijimi i një sektor të qëndrueshëm energjetik të dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi, raporton EO.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku ka përmbyll ditën në lagjen Bregu i Diellit. Nga kjo lagje, Abdixhiku...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në përmbyllje të vizitës në ShBA, ka vizituar fabrikën “Sikorsky – Lockheed Martin”, ku prodhohen helikopterë të...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i vjen turp që...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbyllur ditën sot në Korishë të Prizrenit, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Nol Nushi nga PSD-ja ka njoftuar se është liruar pas arrestimit në stacionin policor në kufirin Kosovë-Maqedoni. Nushi ka shkruar se arsyeja...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Artan Nimani ka njoftuar se sonte ka qëndruar në fshatrat Gramacel dhe Jasiqi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.