Tre persona janë arrestuar dje pasi në një pompë të derivateve, në fshatin Ternavc të Skënderajt, e kishin mbushur veturën me derivat dhe ishin larguar në drejtim të panjohur.
Rastin më polici e kishte raportuar njëri nga personat që punonte aty, të arrestuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
“VJEDHJE E SHËRBIMEVE/Fsh. Ternavc, Skenderaj 11.10.2022 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në pikën e derivateve, tre persona të panjohur janë furnizuar me derivate me veturë e tyre dhe janë larguar në drejtim të panjohur pa paguar. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.