×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre muaj pa kryetar, Podujeva kritikohet për mosmbajtje të zgjedhjeve

    FrontOnline
    21 Qershor 2020

    Përhapja e koronavirusit në Kosovë dhe ballafaqimi me të ka pamundësuar mbajtjen e zgjedhjeve komunale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

    Megjithëse në Kosovë javën e fundit është shënuar rritje e numrit të të infektuarve me COVID 19, autoritetet kosovare lejuan mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve komunale, e në anën tjetër lejimi i atyre serbe, për kandidatin për kryetar të Podujevës nga Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, është veprim i paprecedent dhe papërgjegjësi e institucioneve kosovare, raporton KOHA.

    Derisa nga subjektet politike në veri të Mitrovicës thonë se është dashur të lejohet edhe mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune.
    Shoqëria civile konsideron se mbajtja e asnjë palë zgjedhjeve në kohë pandemie nuk do të duhej të ndodhte.Arsyetimi se zgjedhjet serbe po lejohen edhe këtë herë sepse janë mbajtur edhe në të kaluarën, sipas Institutit Demokratik të Kosovës, është i gabuar.

    Pa kryetar, tash e tre muaj, ka mbetur Komuna e Podujevës, pasi Agim Veliu u bë pjesë e Qeverisë së Kosovës.Në zgjedhje komunale do të shkojë edhe Mitrovica e Veriut, pasi Goran Rakiq u zgjodh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Avdullah Hotit.Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të këtyre komunave u vlerësua se nuk është e sigurt të mbahen shkaku i përhapjes së koronavirusit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.